Pleurat Sejdiu do të kandidojë për mandatin e tretë për pozitën e kryetarit të Odës së Mjekëve të Kosovës.
Dr. Pleurat Sejdiu, specialisti i ortopedisë, po e kërkon edhe një mandat në krye të Odës së Mjekëve të Kosovës, shkruan Gazeta Shneta.
Këtë e ka konfirmuar ai vet në një intervistë për Gazetën Shneta, ku ka thënë se do të kandidtojë për mandatin e tretë për kryetar.
“Unë do të kandidojë edhe për një mandat fal mbështetjes së ekipes time. Njeriu vet është i mangët. Unë së bashku me këtë ekip kemi arritur rezultate të prekshme dhe kemi arritur ta çojmë odën deri në atë nivel sa edhe Oda e Mjekëve të Gjermanisë e ka shpallur si oda me sukseset më të mëdha dhe për këtë kanë ardhur ekipe për të mësuar nga përvoja jonë”, ka deklaruar Sejdiu.
Zgjedhjet për Kuvendin e OMK-së do të mbahen më 18 shkurt të këtij viti.
Sejdiu dy herë i ka fituar zgjedhjet për kryetar të OMK-së. Herën e parë është zgjedhur në dhjetor të vitit 2017. Në atë kohë OMK pothuajse nuk ka pasur fare kompetenca dhe strukturë.
OMK tani i ka të gjitha kompetencat sipas Ligjit të odave të profesionistëve shëndetësorë. Ka mbi 5600 anëtarë dhe është një nga odat më me ndikim në fushën e profesionistëve shëndetësorë. /Gazeta Shneta/




