Në një opinion të botuar së fundmi në BMJ Global Health, dy ekspertë shëndetësorë vlerësojnë përhapjen e vaksinimit COVID-19 të Indisë.
Një çështje që ata nxjerrin në pah është kapaciteti i kufizuar i prodhimit të vaksinave brenda vendit, shkruan Medical News Today përcjell Gazeta Shneta.
Deri në kohën e fundit, India është përqendruar në shpërndarjen e vaksinës, Covaxin, të zhvilluar nga Bharat Biotech, si dhe vaksinën Oxford-AstraZeneca, të prodhuar me emrin ‘Covishield’ në këtë vend.
Megjithëse agjencitë shëndetësore indiane tani kanë autorizuar shpërndarjen e një vaksine të tretë, Sputnik V të Rusisë, ende nuk ka doza të mjaftueshme për të shkuar në veprim, paralajmërojnë ekspertët.
Një çështje tjetër që ata argumentojnë, është se India ka autorizuar ofruesit privatë për të shpërndarë vaksinat në popullatë, duke i shitur ato me çmime të ndryshme, të cilat mund të jenë frenuese (ndaj mosmarrjes së vaksinës) për shumë njerëz.
“Ky çmim diferencial ka të ngjarë të jetë i dëmshëm për shëndetin publik në këtë kohë krize të rëndë në Indi,” shkruajnë ekspertët./ Gazeta Shneta/