Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Elezi: Numërimi i votave me postë pritet të përfundojë në mesjavë, pason numërimi i votave me kusht

Lajme 15/06/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) synon që numërimi i të gjitha fletëvotimeve nga votimi përmes postës jashtë Kosovës të përfundojë në mesjavë, ndërsa më pas do të nisë procesi i numërimit të votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta, raporton Ekonomia Online.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, bëri të ditur se gjatë fundjavës është realizuar një pjesë e konsiderueshme e procesit të numërimit të votave të ardhura me postë.

“Gjatë dy ditëve të fundjavës, janë numëruar 80 nga 223 kuti votimi ku janë sistemuar pakot e supozuara me fletëvotime nga votimi me postë jashtë Kosovës. Bëhet fjalë për 36% të këtyre kutive dhe sipas këtij progresi, synojmë që numërimi i të gjitha fletëvotimeve nga votimi përMes postës të përmbyllet në mesjavë”, tha ai.

Elezi njoftoi se nga gjithsej 85,790 pako të tërhequra nga kutitë postare, në procesin e numërimit do të përfshihen mbi 82 mijë zarfe, ndërsa një pjesë janë refuzuar për shkak të mungesës së dokumentacionit të nevojshëm.

“Në përgjithësi, nga 85,790 pako të tërhequra nga 23 kutitë postare, në procesin e numërimit do të përfshihen 82,809 pako të supozuara me fletëvotime. Vetëm pasi të hapet zarfi të hapet nga ekipet e numërimit, do të dihet me saktësi nëse brenda zarfeve është fletëvotimi dhe nëse është vlefshëm. Ndërkaq, në numërim nuk do të përfshihen 2,981 zarfe, të cilat janë refuzuar, sepse nuk e kanë kaluar verifikimin, pasi shumica prej tyre nuk kishin dëftesën e regjistrimit, një dokument që secili votues i regjistruar e pranon nga KQZ dhe me të cilin dëshmohet se pako është dërguar nga votuesi i regjistruar”, tha ai.

Ai shtoi se paralelisht me përfundimin e këtij procesi po bëhen përgatitjet për numërimin e votave me kusht dhe atyre të votuesve me nevoja të veçanta.

“Derisa të përfundojë numërimi i fletëvotimeve nga votimi përmes postës, do të përgatitet procesi për fillimin e numërimit të votave nga votimi me kusht, i cili është mundësuar në 52 vendvotime me kusht ku janë evidentuar 8,751 votues dhe fletëvotimet nga votimi i personave me nevoja të veçanta i mundësuar jashtë vendvotimeve përmes ekipeve mobile dhe ku kanë qenë të regjistruar për këtë lloj votimi 3,144 votues”, tha ai.

Duke folur për procesin e rinumërimit, Elezi tha se KQZ-ja do të vendosë për rinumërimin e deri në 10 për qind të vendvotimeve të rregullta, pas përfundimit të numërimit të të gjitha votave të mbetura.

“Sa i përket çështjes së rinumërimit. Në vazhdim të procesit, KQZ do të vendosë për rinumërimin deri në 10% të vendvotimeve të rregullta, fletëvotimet e të cilave janë numëruar paraprakisht në 38 Qendrat Komunale të Numërimit. Ky rinumërim do të bëhet në fund të numërimit të të gjitha fletëvotimeve që i kanë mbetur të numërohen. Kjo masë kontrolli është marrë nga KQZ për të adresuar problemet e evidentuara në disa nga Qendrat Komunale të Numërimit gjatë numërimit të votave të kandidatëve për deputetë nga zgjedhjet të fundit parlamentare”, tha ai.

Artikulli paraprakEkzekutohen shtesat për punëtorët e sektorit privat
Artikulli i rradhës Sonte nis faza e dytë e dezinsektimit në Prishtinë, Gashi: Janë planifikuar gjashtë faza gjatë verës

Ju sugjerojmë

Pse shpërthimi i fundit i Ebolës po shqetëson ekspertët e shëndetit publik?

15/06/2026 Lajme

Sonte nis faza e dytë e dezinsektimit në Prishtinë, Gashi: Janë planifikuar gjashtë faza gjatë verës

15/06/2026 Lajme

Ekzekutohen shtesat për punëtorët e sektorit privat

15/06/2026 Lajme

Për dy muaj 36 raste me fruth në Kosovë, IKShPK-ja bën thirrje për vaksinim

15/06/2026 Lajme

AGK: Sulmet online janë kërcënimi kryesor për sigurinë e gazetarëve

15/06/2026 Lajme

31 foshnje lindën brenda një jave në Spitalin e Pejës, mbi 2800 vizita specialistike

15/06/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.