Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

EMA konstaton zyrtarisht miokarditisin dhe perikarditisin si efekte anësore të vaksinave Pfizer dhe Moderna

Lajme 10/07/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Rregullatori evropian i ilaçeve, EMA, ka thënë se inflamacioni i zemrës është një efekt anësor shumë i rrallë i vaksinave kundër Covid-19 të kompanive amerikane “Pfizer” dhe “Moderna”.

Agjencia Evropiane e Ilaçeve tha se ky efekt anësor është më i shpeshtë te burrat e rinj, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, kjo agjenci tha se përfitimet që i sjellin vaksinat kundër koronavirusit vazhdojnë që t’i tejkalojnë bindshëm rreziqet. Pavarësisht kësaj, mjekët dhe pacientët janë këshilluar që të jenë të vetëdijshëm për simptomat e inflamacionit të zemrës.

Në mesin e tyre përfshihen dhimbja në gjoks, ndjenja e pamjaftueshmërisë me frymë dhe ritmi i çrregulluar i zemrës. Kushdo që i ka këto simptoma duhet të kontrollohet te mjeku.

Dy çrregullime ishin të lidhura me vaksinat – inflamacioni i vetë muskulit të zemrës, i njohur si miokarditis, dhe inflamacioni i qeskës së zemrës që është e mbushur me lëng, e njohur si perikarditis.

Sipas analizës së Agjencisë Evropiane të Ilaçeve u gjetën:

-Te vaksina e kompanive “Pfizer” e “BioNTech”: 145 raste të mikoarditisit dhe 138 raste të perikarditisit nga 177 milionë doza të dhëna;

-Te vaksina e kompanisë “Moderna”: 19 raste të miokarditisit dhe 19 raste të perikarditisit nga 20 milionë doza të dhëna

Pesë persona vdiqën. Hulumtimi tha se ata ishin ose të moshuar, ose kishin probleme të tjera shëndetësore.

Miokarditisi dhe perikarditisi do të futen zyrtarisht në listën e efekteve anësore të vaksinave për Covid-19 në Britani të Madhe dhe Evropë, ngjashëm siç u veprua nga rregullatorët amerikanë muajin e kaluar.

Këto probleme me zemrën lidhen vetëm me vaksinat të cilat përdorin teknologjinë mRNA, ndërsa nuk lidhen me vaksinat si Astra Zeneca që përdorin virusin e modifikuar gjenetikisht.

Perikarditi është një inflamacion i perikardit, membranës në formë thesi që rrethon zemrën, ndërsa Miokarditis është ndezje e përgjithshme e muskulit të zemrës.

Artikulli paraprakHomeLab Plus në krye me Pajtim Ademin thellojnë bashkëpunimin me “Next Genetic Center” në Stamboll
Artikulli i rradhës Policia nis hetime në Spitalin e Mitrovicës së Veriut, pasi foshnja lindi pa shenja jete

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.