Emergjenca e Spitalit të Përgjithshëm të Gjakovës ka regjistruar gjatë vitit 2025 gjithsej 22,371 vizita mjekësore dhe 4,544 konsulta specialistike.
Nga ky numër, 2,741 pacientë janë pranuar për trajtim të mëtejshëm brenda spitalit, ndërsa 160 pacientë janë transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për kujdes të specializuar, përcjell Gazeta Shneta.
Raporti vjetor tregon se stafi i Emergjencës ka përballuar raste të ndryshme urgjente dhe të ndërlikuara, duke përfshirë 1,183 aksidente, 253 rrahje, 20 therje, 39 raste dhune në familje, 23 tentativa për vetëvrasje dhe 4 raste plagosjeje të tjera.
Gjatë vitit janë regjistruar gjithsej 64 raste vdekjeje në Emergjencë./Gazeta Shneta/




