Klinika Emergjente e QKUK-së ka filluar të shndërrohet në ambulancë specialistike për pacientët që kanë nevojë për konsulta, derisa po përballen edhe me referime të panevojshme nga spitalet rajonale
Në Qendrën Klinike Universitare janë vendosur tri klinika në linjën e parë për situatën me koronavirus, Klinika Infektive, Klinika e Pulmologjisë, Klinika e Anestezionit dhe Klinika Emergjente. Kjo e fundit përveç pranimit të rasteve të dyshimta me Covid-19, është duke mbajtur edhe barrën e klinikave tjera për shkak të pezullimit të punës në ambulanca specialistike dhe programit elektiv, shkruan Gazeta Shneta.
Stafi i klinikës në kushte anonimiteti kanë thënë se pacientët në mungesë të shërbimeve në ambulanca, janë duke kërkuar ndihmë në Emergjencë. Poashtu ata ankohen se përkundër situatës me koronavirus, spitalet rajonale nuk po i ndalin referimet e panevojshme në këtë klinikë.
Përkundër se ekziston një urdhëreë e mëhershme për çështjen e referimeve, Komiteti i SHSKUK-së për situatën me koronavirus në takimin e datës 30 mars ka marr vendim që t’i obligojë të gjitha spitalet rajonale që të mos referojnë raste të dyshuara me Covid-19, por t’i izolojnë ata në repartet e tyre të infektivës.
“Obligohen repartet infektive të spitaleve të Përgjithshme të bëjnë spitalizimin dhe trajtimin e pacientëve me sëmundje infektive që nuk janë me COVID-19. Këto spitale duhet të kenë dhoma të izolimit për pacientët e dyshuar me COVID -19, deri në konfirmimin e tyre. Rastet e konfirmuara që kanë nevojë për trajtim spitalor transferohen në Klinikën Infektive”, thuhet në pikën 2 të konkluzave të Komitetit.
Ndërkaq sot në një intervsitë për Gazetën Shneta dhe Insajderin, drejtori i SHSKUK-së Dr. Basri Sejdiu ka deklaruar se do të marr masa ndaj spitaleve rajonale që referojnë raste pa nevojë. Ai iu ka bërë thirrje varëtësve të tij të shtatë spitaleve të përgjithshme që të mos dërgojnë raste në QKUK, nëse ato mund të trajtohen në këto spitale. /Gazeta Shneta/