Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

EO: Zyrtarë të AKP-së dhurojnë gjak, apelohet të rritet numri i dhuruesve

Lajme 08/12/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka organizuar aksion humanitar për dhurimin e gjakut nga zyrtarët e AKP-së, në bashkëpunim dhe për nevoja të Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut të Kosovës (QKTGjK), raporton Ekonomia Online.

Ylli Kaloshi, zëdhënës në AKP, tha se Agjencia, si në të kaluarën, edhe kësaj radhe ka treguar gatishmërinë në mbështetje të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe qytetarëve në nevojë.

“Në bashkëpunim me transfuzionin e gjakut kemi organizuar aksionin e radhës për dhurim të gjakut. AKP për çdo vjet organizon aksion për dhurim të gjakut ku i bashkëngjiten dhjetëra zyrtarë të Agjencisë”.

Gabimete Avdiu nga Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut të Kosovës, tha se janë gjithmonë të gatshëm që të jenë sa më afër dhuruesve.

Ajo shtoi se çdo ditë ka nevojë në rritje për gjak, prandaj punojnë edhe vikendeve e festave.

“…çdo ditë sa rritet numri i dhuruesve ku dhurojnë institucione organizata, fshatra. Jemi në AKP dhe gjithmonë mundohemi të jemi afër dhuruesve”.

“Duke e ditur që është kërkesë e madhe për gjak edhe ne duhet të jemi gjithmonë të gatshëm. Edhe jemi në aksion kudo që i kemi. Punohet edhe gjatë vikendit e festave”.

Rrahim Jupolli zyrtar në AKP, tha se është dhurues i rregullt i gjakut qe 25 vjet, raporton EO.

“Mendoj që është e rëndësishme. Këtë punë e bëjë qe 25 vjet dhe jam dhurues i rregullt i gjakut dhe normal që jemi gjithmonë pjesëmarrës”.

Edhe Beqir Krasniqi zyrtar nga AKP, tha se dhurimi i gjakut përveç që ndihmon ata që kanë nevojë ndikon edhe në shëndetin e dhuruesit.

“Është e rëndësishme për shëndet dhe kujdo që ka nevoje për gjak. E imja e dyta herë është që po dhuroj gjak. Inshalla shkon ku duhet”.

 

Artikulli paraprakAsnjë rast i ri me COVID-19 brenda 24 orëve
Artikulli i rradhës Konfirmoni shëndetin e zemrës tuaj me ofertën e Premium Hospital

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.