Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Evropa humb terren në teknologjitë për luftën kundër kancerit, SHBA dhe Kina në avantazh

Jetë 04/02/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Pavarësisht se pret më shumë start-up-e onkologjike, Evropa po mbetet prapa në zhvillimin e teknologjive kundër kancerit, duke humbur terrenin në disa fusha premtuese të kërkimit përballë SHBA-së dhe Kinës. Kështu thuhet në një raport të ri të publikuar sot nga Zyra Evropiane e Patentave (EPO).

Studimi zbulon se SHBA dhe Kina kryesojnë në tre fushat me rritjen më të shpejtë të kërkimeve për kancerin. Ndërkohë, Japonia dhe Koreja e Jugut kanë ruajtur pozitat e tyre, pavarësisht konkurrencës së shtuar nga Kina, e cila po fiton terren kryesisht në informatikën shëndetësore dhe analizën e imazheve shkruan euronews transmeton GazetaShneta.

Raporti u publikua vetëm një javë pas paraqitjes së “Busullës së Konkurrencës” nga BE-ja, një nismë strategjike që synon forcimin e aftësisë së Evropës për të konkurruar me ekonomitë kryesore globale.

Presidenti i EPO-së, António Campinos, deklaroi: “Ky studim duhet të shërbejë si një thirrje zgjimi për sistemin evropian të inovacionit në onkologji, veçanërisht në kontekstin e raportit të Mario Draghi për të ardhmen e konkurrencës së Evropës.”

Sipas tij, zhvillimi i teknologjive kundër kancerit po ndodh me ritme të shpejta dhe shpesh të paparashikueshme, ndaj Evropa duhet të reagojë për të ruajtur avantazhin e saj konkurrues.

Rritje e ngadaltë në patentat evropiane

Ndërsa aplikimet për patenta në SHBA dhe Kinë po rriten ndjeshëm, Europa ka pësuar rënie në pjesën e saj të tregut gjatë periudhës 2010-2021. Në vitin 2021, Kina madje tejkaloi BE-27 me mbi 2,000 patenta ndërkombëtare në fushën e kancerit.

Megjithatë, Evropa mbetet një lojtar i rëndësishëm, me mbi 17,800 patenta të regjistruara nga aplikantët evropianë dhe 7,500 të tjera nga shtete të tjera anëtare të EPO-së gjatë kësaj periudhe, duke përfaqësuar 23.9% të patentave globale.

Fushat më premtuese të teknologjive për kancer

Studimi identifikon disa fusha premtuese për trajtimin e kancerit, përfshirë informatikën shëndetësore, analizën e imazheve, biopsitë e lëngshme, imunoterapinë me antitrupa, terapi gjenetike dhe imunomodulues molekularë.

Fushat më tradicionale si terapia me citokina, viruset onkolitike dhe terapitë fotodinamike vazhdojnë të kenë rëndësi. Ndërkohë, trajtimet alternative dhe masat parandaluese me ekstrakte bimore e shtazore po fitojnë gjithashtu vëmendje.

Evropa, përfshirë vende jo anëtare të BE-së si Mbretëria e Bashkuar dhe Zvicra, ka numrin më të madh të start-up-eve onkologjike në botë, me rreth 1,500 entitete krahasuar me 1,325 në SHBA.

Mbretëria e Bashkuar kryeson me 290 start-up-e, e ndjekur nga Franca me 246, Gjermania me 208 dhe Zvicra me 151.

Megjithatë, ndërsa Evropa ka më shumë start-up-e në fazat fillestare sesa SHBA, ajo përballet me sfida për t’i shkallëzuar ato. Vetëm 24% e start-up-eve evropiane kanë arritur fazën e avancuar të rritjes, krahasuar me 40% në SHBA.

“Ekosistemi i gjallë i start-up-eve onkologjike në Evropë është një pikë e ndritur, por këto kompani kanë nevojë për investime dhe mbështetje për të komercializuar me sukses shpikjet e tyre,” tha Campinos./GazetaShneta/

Artikulli paraprakMaqedoni, dënohet edukatorja e çerdhes pasi fëmijëve u jepte cigare elektrike
Artikulli i rradhës Ushtrimet me intensitet të moderuar mund të ndihmojnë në shtypjen e urisë

Ju sugjerojmë

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.