Facebook ka larguar një nga postimet e sotme të presidentit Trump për përhapjen e informacioneve të pasakta rreth covid-19, sipas raporteve të mediave amerikane.
Në postimin e realizuar, presidenti Trump pretendoi në mënyrë të gabuar se covid-19 është më pak vdekjeprurës sesa gripi sezonal shkruan BBC, transmeton GazetaShneta.
“Informacionet e pavërteta të cilat kanë të bëjnë me ashpërsinë e covid-19 nuk i lejojmë të përhapen” tha një zënëdhënës i Facebook.
Ekspertët thonë se shkalla e vdekshmërisë së covid-19 mendohet të jetë shumë më e lartë se ajo e gripit.
CDC vlerëson se 22,000 njerëz në SHBA kanë ndërruar jetë si pasojë e gripit sezonal gjatë vitit 2019, kurse tashmë vetëm covid-19 ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 210,000 njerëzve./GazetaShneta/