Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Familjarët kujdesen për pacientët në mungesë të infermierëve në QKUK

Lajme 21/09/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në hyrje të gati secilës klinikë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës është i vendosur orari i vizitave të pacientëve – nga ora 14:00 deri në 15:00.

Në këtë kohë përfshihen edhe konsultimet me mjekë rreth gjendjes së pacientit. Megjithatë, ajo nuk përfillet dhe vizitorë mund të shohësh në çdo orë – madje edhe natën.

“Nuk mund të rrimë në shtëpi me gajle. Vetëm një person nuk mund të kujdeset për një të sëmurë, pjesërisht të palëvizshëm”, thotë Teuta Tasholli, babai i së cilës është i shtrirë në Klinikën e Neurologjisë.

Ajo tregon se familjarët e ndihmojnë atë të ushqehet dhe rreth nevojave të tjera personale.

“Gjatë ditës vijmë shumë veta, jemi familje e madhe dhe endemi shumë herë”, thotë Tasholli.

Udhëheqësit e kësaj klinike pranojnë se në mungesë të stafit të infermierisë, kanë nevojë për ndihmën e familjarëve, por jo të një numri të madh të tyre.

“Janë disa nevoja që ne nuk mund t’i mbulojmë dhe familjarët, në raste të tilla, paraqiten si ndihmë. Neve na duhet një familjar, por aty vijnë tre, katër, pesë…”, thotë drejtori i Klinikës së Neurologjisë, Edmond Komoni, për Radion Evropa e Lirë.

“Presioni nga familjarët për vizita pengon punën… Secili dëshiron të marrë informata për pacientët direkt nga mjeku. Nuk u mjafton që ne ta informojmë vetëm një familjar”, thotë ai.

Në klinikën që udhëheq Komoni, punojnë 26 mjekë dhe rreth 70 infermierë – me ndërrime dhe kujdestari. Klinika ka shtatë reparte me 49 dhoma.

Komoni thotë se, në bazë të standardeve, një infermier do të duhej të kujdesej për 4-5 pacientë, ndërsa në Neurologji ndodh që një infermier të kujdeset për 16 pacientë.

“Nuk dihet kush është vizitor e kush pacient”

Fluks i ngjashëm familjarësh mund të shihet edhe në Klinikën e Kardiologjisë, e cila ndodhet dhjetëra metra larg Neurologjisë.

Ekipi i REL-it qëndroi atje më 15 shtator, ku, përveç të tjerëve, pa edhe vizitorë me rroba të pluhurosura që, me sa duket, kishin ardhur direkt nga vendet e punës.

“Njerëzit kur po vijnë këtu, nga 10-15 veta, nuk po kuptohet se kush është vizitor e kush është pacient”, tha Shaban Hoxha, një pensionist nga Prishtina, i shtruar në Kardiologji për shkak të disa problemeve në zemër.

“Vizitorët duhet të reduktohen dhe kjo punë të rregullohet”, shtoi ai.

Udhëheqësit e Kardiologjisë thonë, po ashtu, se përballen me mungesë stafi.

Drejtori Lulzim Kamberi merr shembull Njësinë e Koronarografisë në Kardiologji, ku, siç thotë, një infermier duhet të kujdeset për 14 pacientë të shtruar gjatë natës, plus pranimet e reja.

“Në këtë situatë, sikur të mos i lejojmë palët [familjarët], ne do të kishim tepër probleme. Ne mund ta sjellim vendimin për t’i mbyllur dyert, por nuk mundemi, sepse na duhen familjarët, edhe për barna, edhe për ushqime”, thotë Kamberi, duke shtuar se numri i vizitave duhet të zvogëlohet.

Në Klinikën e Kardiologjisë punojnë 41 mjekë, 63 specializantë dhe 48 infermierë/e.

Një infermiere pranon se stafi nuk mund t’ia dalë i vetëm, por shton se prania e shumë vizitorëve në një dhomë e vështirëson punën.

“Gati asnjëherë nuk ka dhomë që nuk ka vizitorë gjatë ditës”, thotë kjo infermiere, duke mos dashur që të identifikohet.

Në QKUK, për sigurinë e objektit, është e angazhuar një kompani private. Punëtorët e saj gjenden në hyrje të klinikave, por jo gjithmonë i ndalojnë vizitorët.

Përfaqësues të kompanisë thonë për Radion Evropa e Lirë se janë duke bërë përpjekje që të zvogëlojnë numrin e vizitorëve, por, sipas tyre, kjo çështje varet nga udhëheqja e institucionit.

Drejtoria e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës thotë se, shumë shpejt, do të nisë një “fazë e re e informimit” të pacientëve dhe familjarëve që i vizitojnë ata, por nuk japin detaje se si mund të ndikojë kjo dhe a mund të ndikojë në zvogëlimin e numrit të vizitorëve.

Cilat janë kapacitetet mjekësore?

Personeli shëndetësor i Kosovës përbëhet prej më shumë se 14.000 vetash, përfshirë më shumë se 3.200 mjekë të të gjitha profileve dhe mbi 7.000 infermierë.

Sipas Federatës Sindikale të Shëndetësisë, sistemit shëndetësor të Kosovës i nevojiten mbi 4.000 infermierë shtesë.

Kosova, prej vitesh, përballet me largim të stafit mjekësor.

Sipas të dhënave të Odës së Mjekëve të Kosovës, 580 mjekë janë larguar nga Kosova në periudhën 2018-2021. Infermierë largohen po ashtu – kryesisht drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

Të larguarit ankohen kryesisht për kushtet e punës, përfshirë pagat.

Paga bruto, apo e pataksuar, e mjekëve në Kosovë është 630 euro, ndërsa e infermierëve rreth 400 euro.

Javën e kaluar, Qeveria e Kosovës ka formuar Komisionin Ekzekutiv për Shëndetësi, i cili do të udhëhiqet nga kryeministri Albin Kurti.

Është thënë se përgjegjësitë e këtij komisioni do të përfshijnë zhvillimin e sektorit publik të shëndetësisë./REL.

Artikulli paraprakNdërron jetë në moshë të re infermierja Dafina Hakaj
Artikulli i rradhës Intervistë me gjinekologen Trina Nushi: Shtatzëna 27-vjeçare zbuloi sindromin Patau me Testin Nifty

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.