Një familjar ka falënderuar publikisht kardiologun Dr. Jetmir Sejdiu për stentimin me sukses të babait të tij.
Familjari Milaim Sylejmani përveç kardiologut të QKUK-së, ka falënderuar edhe mjekët në QMF dhe spital të Gjilanit, shkruan Gazeta Shneta.
Kardiologu Sejdiu e ka quajtur ndjenjë të mirë kur merr falënderime publike për punën e përbashkët me kolegët nga ekipi.
“Ndjenjë shumë e mirë, kur merr falenderim publik për punën e përbashkët me #ekipen që neve e bëjmë çdo ditë në sallë! Inkurajim maksimal për të bërë punë të mira dhe profesionale! Pacienti ishte me fat, pasi që përkundër moshës së thyer, ai na besoi neve dhe jam shumë i lumtur që gjithçka shkoi si është më së miri!”, ka shkruar Sejdiu. /Gazeta Shneta/