Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Familjari falënderon pulmologët për trajtimin e gruas së tij, veçanërisht Dr. Shpëtim Thaqin

Lajme 05/09/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një burrë i ka atribuuar meritat më të larta pulmologut Dr. Shpetim Thaqi për shpëtimin e jetës së gruas së tij, ndërsa ka zbuluar se kardiologët dhe kardiokirurgët nuk i janë përgjigjur ftesave për konsulta dhe trajtim të pacientes

Bexhet Murtezi nga Gjilani ka dërguar një letër në adresë të Gazetës Shneta e cila mban datën 22 gusht të këtij viti. Letra mban titullin “Mirënjohje për Dr. Shpëtim Thaqin – që me ndihmën edhe të zotit shpëton jetë”.

Murtezi fillimisht tregon gjendjen në të cilën ishte bashkëshortja e tij si dhe diagnozën. Ai thotë se mjekët ua kishin shuar shpresat për jetë dhe gruaja i numëronte ditët. “Fal Dr. Shpëtim Thaqit në Klinikën e Pulmologjisë, drejtoreshës Rukije, Dr. Flamurit, Dr. Musës, e njëja edhe më tutje po jeton pa dhimbje por edhe gjendja e saj është stabile sipas analizave që shpesh i bëhen”, shkruan ai.

Murtezi i quan staf të mrekullueshëm Klinikën e Pulmologjisë për të cilët thotë se kishin krijuar afërsi me bashkëshorten e tij.

Por në këtë letër ai zbulon edhe disa parregullsi të cilat nuk do të duhej të ndodhnin. Murtezi tregon se si kardiologët dhe kardiokirurgët nuk i janë përgjigjur pozitivisht ftesave për konsulta dhe trajtim të pacientes.

“Dr. Shpëtimi përveç shërbimeve në klinikë, i thrriste në telefon kolegët e vet edhe nga shtëpia dhe interesohej për pacienten. Dr. Shpëtimi në mungesë të kardiologëve herë pas here vet ja bënte ehon pacientes dhe përcaktonte sasinë e likuidit rreth mbështjellësit të zemrës. E përcjellte më vëmendje dhe përkushtim nxjerrjen e likdit. Dr. Shpëtimi në rastet kur kardiokirurgët vonoheshin apo nuk i përgjigjeshin ftesës ai vet pastronte plagën në barkun e pacientes që ishte hap për nxjerrjen e likidit”, ka shkruar Murtezi në letrën e tij.

Tutje ai falënderon sërish stafin e Klinikës së Pulmologjisë, fal të cilëve thotë se është më optimist për jetën e gruas së tij. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakHoroskopi, 5 shtator 2019
Artikulli i rradhës Kelmendi thotë se MSH po tenton të hakmerret ndaj tij pas konferencës në Vetëvendosje

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.