Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Familjet strehuese të fëmijëve, pa ndihmë financiare nga shteti

Lajme 15/05/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Organizatat Joqeveritare që merren me mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve po synojnë të bëjnë inicimin e ndryshimit të Ligjit për Familjen, ligj ky që është në fuqi që nga viti 2004.

Sipas përfaqësuesve të OJQ’ve, por edhe UNICEF’it, ndryshimet rrënjësore duhet të bëhen në definimin e statusit të fëmijëve pa përkujdesje prindërore, si dhe të ndihmohen familjet strehuese që mbikëqyrin fëmijët e që nuk ndihmohen fare nga shteti. Ky takim u mbajt në Ditën Ndërkombëtare të Familjes.

Në shtëpi të këtillë në Shtime, për 13 vjet, janë rritur 18 fëmijë, deri në kohën kur është bërë adoptimi i tyre.

Familja Gashi, me vetiniciativë, është bërë familje strehuese që kujdeset për fëmijët pa përkujdes prindëror dhe kryefamiljarët kanë kaluar të gjitha fazat trajnuese për këtë.

Aktualisht, Behrie Gashi përkujdeset për një vajzë 8 muajshe, të cilën e mori nën kujdes para 6 muajsh.

Gashi tregon se 10 fëmijë që i ka marrë nën mbikëqyrje kanë pasur edhe probleme shëndetësore por falë kujdesit të madh, të gjithë janë shëruar dhe adoptuar në familje të ndryshme.

Familja Gashi i ka 3 fëmijë biologjikë por thotë se nuk i ndan ata me fëmijët që i ka marrë nën mbikëqyrje.

Por, kjo familje si dhe 43 të tjera strehuese nuk marrin kompensim nga shteti, raporton KTV.

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale një pagesë mujore prej 150 eurosh e ndan vetëm për fëmijën por jo edhe familjen strehuese.

Kompensim për këto familje kanë kërkuar edhe OJQ’të për mbrojtjen e fëmijëve si dhe UNICEF’i, në një takim të përbashkët ku po synojnë të nisin procedurat për ndryshimin e ligjit për familjen.

Në këtë takim u tha se në Ligjin për Familjen duhet të përcaktohet saktësisht nëse Qendra për Punë Sociale ose Gjykatat të definojnë statusin e fëmijës pasi ai të mbetet pa përkujdesje prindërore.

Artikulli paraprakKjo është shuma e parave që do të merrte një nënë brenda muajit, nëse do paguhej për punë shtëpie
Artikulli i rradhës Sëmundja e rrezikshme epidemike që po shfaqet tek foshnjat, këto janë simptomat

Ju sugjerojmë

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.