Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Farmacistët ankohen se nuk mund t’i kuptojnë recetat e shkruara nga mjekët

Lajme 02/02/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Qytetarët, por edhe vet farmacistët hasin në probleme sa i përket leximit të recetave mjekësore. Andaj nga profesionistët shëndetësorë po kërkohet digjitalizimi i tyre, pasi që ata e vuajnë më së shumti janë vet pacientët, shkruan teve1.

Nga xhepi nxori recetën që ia ka dhënë mjeku.

Por se çfarë shkruan në të, nuk e di.

Këso raste jo rrallë herë ju ndodhin qytetarëve.

Kjo për shkak se nuk arrijnë të lexojnë shkrimin e mjekut.

“Ka problem se ka mjek që nuk është kompetent mirëpo unë nuk shkoj te ata më në vizitë, unë e zgjedhi shumë mjekun”, shprehet qytetari Gustin Berisha.

Edhe vet farmacistët jo rrallë herë hasin në receta të palexueshme.

Andaj këto përshkrime kthejnë pas për verifikim.

“Na i kthejmë kur është e pakuptueshme ose kur nuk jemi të sigurt na e kthejmë si recetë për me u verifiku edhe njëherë tek specialisti përkatës i fushës”, thotë farmacisti Astrit Emërllahu.
Andaj kalimin në receta digjitale, Emërllahu e sheh të nevojshëm.

Kalimi është më se i nevojshëm në receta digjitale për shkak se shumë shpesh vijnë receta që vijnë të palexueshme e të pakuptueshme edhe që në fund halli është te pacienti pasi që gabimi mundet me ndodhë për të për shkak se te na mbulohet, te mjekët mbulohet, po pacienti e vun në fund krejt.

Madje mungesa e digjitalizimit, sipas Shoqatës së Pacientëve, kjo lë hapësirë për keqpërdorim.

“Mungesa e digjitalizimit të sistemit shëndetësor e dëmton pacientin edhe në aspektin shëndetësor edhe buxhetor. Gjithashtu edhe le hapësirë për keqpërdorim si nga ana e mjekut ashtu edhe farmacistit. Është fakt se shkrimi i dorës jo gjithmonë është i lexueshëm dhe studimet thonë se për shkak të shkrimit të keq pacientët dëmtohen”, thuhet nga kjo shoqatë.

Për shkrimin e recetave mjekësore, farmacistët janë ankuar edhe përmes rrjeteve sociale.

Artikulli paraprakMëngjesi i ftohtë, gjatë ditës mot pranveror
Artikulli i rradhës Spitali i Mitrovicës gati për hapjen e repartit të ri të Pediatrisë

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.