Drejtori i deritanishëm i Spitalit Rajonal të Pejës, Skender Dreshaj, ka bërë sot dorëzimin e detyrës zyrtare tek drejtori i ri i spitalit, Fazli Shala.
“Gjatë pranim dorëzimit u shpreh gatishmëria e plotë e bashkëpunimit dhe koordinimit të punëve në këtë periudhë e me qëllim të avancimit edhe më të madh të sukseseve të Institucionit tonë që për qëllim ka ofrimin e shërbimeve shëndetësore për pacientët”, thuhet në njoftimin e spitalit të publikuar në facebook.
Shala në rezultatet e konkusit për drejtor mori 72 pikë duke lënë mbrapa dy kundërkandidatët, Elez Blakaj dhe Besnik Ibraj./Gazeta Shneta/
SHSKUK ka shpallur rezultatet për drejtorë në katër spitale të përgjithshme