Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka lejuar që edhe adoleshentët 16 dhe 17 vjeçar të marrin dozën e tretë ose dozën përforcuese të vaksinës anti covid.
E, tërë ky vendim vjen si rezultat i përhapjes së variantit Omicron shkruan Reuters, transmeton Gazeta Shneta.
Qendrat e SHBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) gjithashtu pranuan të këtë vendim.
“Megjithëse nuk i kemi të gjitha përgjigjet për variantin Omicron, të dhënat fillestare sugjerojnë që përforcuesit e COVID-19 ndihmojnë në mbrojtjen kundër Omicron dhe varianteve të tjera,” tha në një deklaratë Drejtoresha e CDC, Rochelle Walensky.
Deri më tani, vetëm vaksina Pfizer është e autorizuar për administrim për këtë grupmoshë.
Aktualisht, rreth 4.7 milionë të rinjë amerikane janë plotësisht të vaksinuar dhe më shumë se 2.5 milionë prej tyre kanë kaluar gjashtë muaj që nga marrja e dozës së dytë.
Së fundmi, CDC ka identifikuar më pak se 100 raste të Omicron në Shtetet e Bashkuara, por ato pritet të rriten në javët dhe muajt e ardhshëm./Gazeta Shneta/