Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

FDA miraton përdorimin e vaksinës Pfizer tek moshat 5-11 vjeç në SHBA

Lajme 30/10/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Administrata e Ushqimit dhe Ilaçeve në Shtetet e Bashkuara e ka miratuar vaksinën e kompanisë “Pfizer” për fëmijët e moshave 5 deri 11-vjeçare, duke e bërë vaksinën e parë kundër Covid-19 për fëmijë kaq të njomë në ShBA.

Vaksina do të jetë menjëherë e qasshme për këtë grupmoshë. Sidoqoftë, Qendrat për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve duhet të këshillojnë se si do t’u jepet vaksina këtyre fëmijëve. Vendimi do të merret pasi një grup i këshilltarëve të jashtëm ta diskutojnë planin të martën.

Kompania “Pfizer” tha se të shtunën do ta fillojë dërgimin e dozave për fëmijë nëpër barantore, në zyra të pediatërve dhe në vende tjera ku mund të jepen vaksinat, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Vendimi i Administratës së Ushqimit dhe Ilaçeve pritet që vaksinat t’i bëjë të qasshme për 28 milionë fëmijë amerikanë, shumë prej të cilëve janë kthyer në shkollë për mësimnxënie me prani fizike.

Vetëm një numër i vogël i shteteve tjera, përfshirë Kinën, Kubën dhe Emiratet e Bashkuara Arabe deri më tani kanë miratuar përdorim të vaksinave kundër Covid-19 për fëmijët e kësaj grupmoshe ose edhe më të vegjël.

Autoritetet amerikane e kanë autorizuar përdorimin e vetëm 10 mikrogramëve të vaksinës për fëmijët 5-11 vjeç, shumë më pak se 30 mikrogramët e autorizuar për fëmijët 12 vjeç e sipër.

Artikulli paraprakÇfarë është testi i spermogramit, këshilla nga profesionistët e laboratorit VitaLab
Artikulli i rradhës A do të kthehet Arben Vitia në MSH nëse e humb garën në kryeqytet

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.