Drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Abdominale në QKUK, Enver Fekaj, ka bërë të ditur se gjatë vitit 2025 janë realizuar rreth 2,600 ndërhyrje kirurgjike në këtë klinikë.
Sipas tij, spektri i operacioneve përfshin të gjitha patologjitë e kirurgjisë abdominale, përfshirë ndërhyrje komplekse si operacioni Whipple, ezofagektomia dhe resekcioni intersfinkterik i rektumit, përcjell Gazeta Shneta.
Ai theksoi se në klinikë punojnë ekipe të specializuara për këto procedura dhe se një pjesë e madhe e operacioneve tashmë kryhen edhe me metoda laparoskopike, duke përfshirë apendektominë, sleeve gastrectomy dhe resekcionet e kolonit e rektumit.
Fekaj shtoi se synimi është që në të ardhmen shumica e ndërhyrjeve të kalojnë në kirurgji laparoskopike, ndërsa gjatë viteve të fundit është vërejtur rritje profesionale e stafit dhe përmirësim i organizimit të punës në klinikë, pjesë e Qendra Klinike Universitare e Kosovës.
Postimi i plotë:
Te dhena te rendesishme per punen ne Kliniken e Kirurgjise Abdominale
Gjate vitit 2025 jane realizuar,afersisht. 2600 intervenime kirurgjike!
Spektri i intervenimeve kirurgjike shtrihet ne te gjitha patologjite e Kirurgjise Abdominale!
Ne Kliniken tone realizohen intervenime komplekse kirurgjike; Operacioni sipas Whipple-it te karcinoma e kokes se pankreasit, Ezofagektomia te karcinoma e ezofagut, Resekcioni intersfinkterik i rektumit te karcinoma e pjeses distale te rektumit.
Jane se paku 10 kirurge me kompetence profesionale per realizimin e operacionit sipas Whipple-it; se paku 4 kirurge qe realizojne ezofagektomine, se paku 3 kirurge qe realizojne resekcionin intersfinkterik te rektumit.
Ne fakt, ne Kliniken tone, aktualisht, pothuajse, vetem transplantimet nuk realizohen!
Ne Kliniken tone, aktualisht, ne menyre laparoskopike, realizohen nje numer i intervenimeve kirurgjike; Sleeve gastrectomia te obeziteti, trajtimi laparoskopik i hernies hiatale, trajtimi laparoskopik i ahalazionit te ezofagut, apendektomia ne menyre laparoskopike, resekcionet e kolonit dhe rektumit ne menyre laparoskopike!
Me kete ritem, besojme qe brenda nje kohe te shkurter, ne Kliniken tone, shumica e intervenimeve do te realizohen ne menyre laparoskopike!
Gjate tre viteve te fundit, secili kirurg, eshte rritur ne menyre profesionale!
Te gjitha keto jane realizuar me implementimin e nje forme moderne menaxhimi qe konsiston ne balancimin e empatise, disiplines dhe respektit maksimal per kirurget, anesteziologet, stafin e mesem dhe stafin tjeter mbeshtetes!




