Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Feride Rushiti: Kuvendi të jetë zëri i atyre që janë heshtur për dekada Prishtinë

Lajme 14/04/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Drejtoresha e Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, Feride Rushiti, bëri thirrje për angazhim të vazhdueshëm institucional në mbështetje të të mbijetuarve të dhunës seksuale të luftës, gjatë një ceremonie simbolike të ndezjes së qirinjve në Kuvendi i Kosovës.

Në fjalimin e saj, Rushiti theksoi se qindra gra, vajza, burra dhe djem ende jetojnë nën peshën e heshtjes, stigmës dhe paragjykimit, duke mos pasur guximin të kërkojnë drejtësi, njohje ligjore dhe trajtim institucional.

“Sot po i respektojmë me qindra e dhjetëra zërat e heshtur, të cilët ende nuk kanë guximin për të folur, për të kërkuar ligjin, për të kërkuar drejtësi dhe për të kërkuar njohje institucionale. Sot po i nderojmë të gjitha ato gra, vajza, burra, por edhe djem që kanë përjetuar këtë krim dhe pa dëshirën e tyre kanë qenë pjesë e fushëbetejës së luftës. Po i nderojmë edhe ato gra, edhe ato vajza, por edhe familjarët e tyre të cilët nuk janë më në mesin tonë. Ndezja e këtij qiriu, i cili është punuar nga duart e grave, do të thotë shumë për të mbijetuarit e dhunës seksuale të luftës sot. Nuk është vetëm një dritë që ndriçon, por po krijon një hapësirë të sigurt ku në parlament po flitet për to, po flitet për guximin e Vasfijes, flitet për zërin e Shyhretit dhe flitet për zërin e Dalit, i cili me rrëfimin e tij e theu edhe një tabu dhe qartas tregoi shoqërisë sonë që edhe burrat edhe djemtë mund të jenë pjesë e dhunës seksuale gjatë luftës”, tha Rushiti.

Rushiti kërkoi që deputetët të zotohen për të punuar për ligje që avancojnë edhe më tej kauzën e të mbijetuarve të dhunës seksuale.

“Sot kur ndezim këta qirinj, i shohim si një zotim për secilin prej jush. Një zotim për të punuar për ligje që avancojnë edhe më tej kauzën e të mbijetuarve të dhunës seksuale. Një zotim për të mbështetur politika që shërojnë dhimbjen e tyre, pasi secila prej tyre mbart dhimbje të pashëruara. Një zotim për të qenë zëri i atyre që për shumë gjatë nuk janë dëgjuar dhe shumë herë historia e tyre është mekur në fyt. Jetojmë 27 vjet pas luftës por ka ende qindra gra e burra që jetojnë në margjina të stigmës, heshtjes, paragjykimit familjar e shoqëror. Prandaj ky qiri nënkupton edhe zotim nga ju që do të zotoheni të luftoni stigmën dhe të krijoni hapësirë të sigurt që këto gra edhe burra të dëgjohen. Sepse trauma nuk ka afat, as drejtësia dhe njohja e statusit të tyre nuk duhet të afatizohet, pasi kjo nuk është një privilegj por është një e drejtë themelore e tyre. Dhe pikërisht për këtë arsye, ne bashkarisht me ushtruesen e detyrës Presidente të Kosovës dhe kryesuesin e parlamentit kemi bashkëbiseduar dhe kemi dashur që ta krijojmë këtë hapësirë të sigurt në parlament, pasi nga këtu përcillet zëri i besimit te të mbijetuarit e dhunës seksuale. Me kalimin e viteve trauma kapsulohet. Duke u kapsuluar ajo nuk është prezent vetëm te ato, fatkeqësisht po bartet edhe te fëmijët e tyre të cilët tani janë pas luftës. Dhe traumat e tilla ndërbrezore nuk i shohim vetëm te gjenerata me studime shkencore, fatkeqësisht jo vetëm te gjenerata e dytë. Nëse ato nuk kanë trajtim të mirëfilltë, mund të shihen deri në pesë gjenerata. Prandaj, i gëzohemi faktit që tash ka një bashkëpunim të ngushtë institucional, politik ndaj kësaj kauze dhe unë dua t’ju falënderoj në emër të Qendrës Kosovare për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale, por mbi të gjitha dua t’ju falënderoj në emër të mbijetuesve të dhunës seksuale të luftës që sot na keni krijuar këtë mundësi që zëri i të mbijetuarve të dëgjohet në parlament. Këta qirinj kanë ndezur një shpresë të re.”, tha Rushiti. /EO

Artikulli paraprakAfati drejt fundit, avokati: Nëse Presidenti nuk zgjidhet deri me 28 prill ora 00:00, vendi shkon automatikisht në zgjedhje
Artikulli i rradhës Zbulohet skandali shëndetësor në një spital në Pakistan, mbi 300 fëmijë të infektuar me HIV nga shiringat e kontaminuara

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.