Ministri i ministrisë së Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia, bashkë me drejtorin e SHSKUK-së, z. Elvir Azizi, inspektojnë dhe nisen projektin e renovimit të Klinikës së Urologjisë.
Drejtuesit u pritën nga Drejtori i Klinikës, Dr. Petrit Nuraj, ku u prezantua plani për rindërtimin e strukturave ekzistuese.
Me një investim prej mbi 1.2 milionë Euro, planifikohet një seri ndërhyrjesh për të përmirësuar infrastrukturën dhe shërbimet në këtë fushë kritike të shëndetësisë. Kjo përfshin modernizimin e hapesirave pritëse, rindërtimin e sallave operative dhe riorganizimin e sportelit për qytetarët dhe stafin mjekësor.
Në detaje, këto renovime do të përfshijnë zhvendosjen e pajisjeve të rëndësishme si aparatit për thyerjen e gurëve dhe cistoskopisë në ambiente më të përshtatshme. Përveç kësaj, pritet një rritje e komoditetit përmes rindërtimit të dhomave.
Përmirësimi i infrastrukturës është hapi i parë i rëndësishëm për të garantuar shërbime cilësore. Ky investim shënon një hap pozitiv drejt modernizimit dhe përmirësimit të kujdesit shëndetësor për pacientët dhe personelin mjekësor.




