Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar fillimin e regjistrimit për votim, për personat me nevoja të veçanta.
Afati do të jetë i hapur nga sot, deri më 21 dhjetor.
“Nëse për shkak të aftësisë së kufizuar ose nevojave të veçanta nuk mund të votoni në vendvotimin tuaj, KQZ mundëson votimin në adresën tuaj përmes ekipeve mobile” thuhet në njoftimin e KQZ-së.
Regjistrimi mund të bëhet përmes platformës së KQZ-së https://vpnv.kqz-ks.org/sq/ ose në Zyrën e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve.




