Ka filluar rënia e numrit të pacientëve të sëmurë me Covid-19 në Qendrën Klinike Universitare dhe spitalet e përgjithshme. Para tre ditësh numri i pacientëve ka qenë rreth 230 ndërsa sot është raportuar për 192 pacientë të shtrirë
Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës në trajtim mjekësor janë 192 pacientë, prej tyre 182 janë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë, 8 pacientë të negativizuar dhe 2 të tjerë të pakonfirmuar.
125 pacientë janë me oksigjeno-terapi, kurse në Mjekim Intensiv janë 11 pacientë
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 67 pacientë
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 10 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 9 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 18 pacientë
Spitali i Prizrenit, 13 pacientë
Spitali i Gjilanit, 18 pacientë
Spitali i Pejës, 14 pacientë
Spitali i Gjakovës, 20 pacientë
Spitalit Mitrovicës, 8 pacientë
Spitali i Ferizajt, 10 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 3 pacientë




