Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Finlanda thyen rekordin 50-vjeçar të nxehtësisë, 14 ditë radhazi me temperatura mbi 30 gradë Celsius

Lajme 25/07/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Finlanda ka përjetuar periudhën më të gjatë të temperaturave mbi 30 gradë Celsius, duke thyer një rekord 50-vjeçar të temperaturës, tha të martën Instituti Meteorologjik i vendit.

Merkuri arriti 30.3 gradë Celsius para mesditës në komunën e Parikala, në Finlandën lindore, duke shënuar 14 ditë radhazi me temperatura mbi 30 gradë Celsius në disa pjesë të vendit, duke thyer rekordin e mëparshëm prej 13 ditësh radhazi të vendosur në qershor dhe korrik 1972.

“Kjo është periudha më e gjatë e temperaturave që tejkalojnë 30 gradë Celsius që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 1961”, shkroi instituti finlandez në X.

Vendi skandinav aktualisht po përjeton një valë të nxehti “me kohëzgjatje jashtëzakonisht të gjatë”, sipas të njëjtit burim.

Ngrohja globale do të çojë në valë më të shpeshta të të nxehtit në përgjithësi, tha për AFP meteorologu Vil Siiskonen, por nevojiten studime të mëtejshme për të përcaktuar shkaqet e sakta të kësaj vale të veçantë të të nxehtit.

“Valët e të nxehtit do të zgjasin më shumë dhe do të jenë më të shpeshta”, tha ai.

Rekordi vjen një vit pasi Lapland, e cila përfshin Finlandën veriore, Norvegjinë dhe Suedinë, përjetoi verën e saj më të ngrohtë në 2,000 vjet në vitin 2024, me ndryshimet klimatike që rrisin gjasat e verave të tilla të nxehta me rreth 100 herë./TCH

Artikulli paraprakCoca-Cola do të lançojë një pije të re me sheqer kallami
Artikulli i rradhës Rregullatorët e BE-së mbështesin inhalatorin e parë të llojit që është më miqësor ndaj klimës

Ju sugjerojmë

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.