Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Flasin familjarët e shtatzënës 31-vjeçare që gjeti vdekjen në Matka

Lajme 09/07/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një numër i madh njerëzi sh janë mbledhur sot në varrezat e fshatit Dashinoc të komunës së Deçanit për t’i dhënë lamtumirën e fundit 31-vjeçares, Mirjeta Mustafaj, e cila ndërroi jetë të shtunën pasdite në Kanionin e Matkes. E ndjera mësohet të ketë qenë  në muajin e dytë të shtatzënisë si dhe ka lënë pas një fëmijë. Nga familja thonë se Mirjeta vdiq nga sulmi në zemër.

“Mirjeta ka qenë t’u pi kafe me motra të veta. Ne si familje rreth orës 18:20 e kemi marrë lajmin për vdekjen e saj”, thonë nga familja e së ndjerës për Express.

Tutje ata sqarojnë rreth rrethanave të vdekjes të Mirjetës.“Ka pas sulm në zemër. Nuk janë të vërteta lajmet tjera. Ajo vetëm i ka fut këmbët në ujë për t’u freskuar edhe ato e ka kap sulmi. Ka qenë shtatzënë në muajin e dytë”, rrëfejnë tutje nga familja e së ndjerës.

Mirjeta Mustafaj u varros sot në orën 14:00 në varrezat e fshatit Dushavec të komunës së Deçanit.Ndërkohë, në policinë maqedonase kanë bërë të ditur se 31 vjeçarja nga Kosova dje është mbytur në lumin Treska në Saraj. Siç theksojnë nga MPB, e ndjera kishte qenë mysafir tek motra në Saraj.

Të dy motrat kanë qenë duke shëtitur përgjatë lumit Treska, ndërsa fatkeqësia ka ndodhur kur M.C. ka rrëshqitur dhe ka rënë në ujë, raporton gazeta Express. Sipas autoriteteve maqedonase një qytetarë në Matka të shtunën rreth orës 16:55 ka lajmëruar përmes telefonit në Njësinë për informacion dhe komandë në Shkup, se në ujërat e Treskës në Saraj, në afërsi të një objektit hotelerik, është vërejtur një person grua, e cila po kërkonte ndihmë.

“Nga ana e qytetarëve gruaja është nxjerrë në breg dhe sipas njoftimeve të qytetarëve, ende ka pasur shenja jete. Por, kur ka arritur Ndihma e Shpejtë, mjeku ka konstatuar vdekjen e saj”, kumton MPB.

Prokurori Publik dhe një ekip nga SPB Shkup kanë kryer hetim në vendin e ngjarjes, ndërsa me urdhër të Prokurorit Publik trupit të pajetë i është autopsia në Institutin për mjekësi ligjore.

Artikulli paraprakEmina Cunmulaj e përgjumur, por shihni se si ushqen me gji foshnjën e saj
Artikulli i rradhës Po pini qumësht lope gjersa po ushqeni foshnjën me gji? Po bëni një gabim të madh

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.