Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Flet doktori i “Ndihmës së Shpejtë” për të lënduarit nga tragjedia e Koçanit: Ajo që pamë ne ishte e tmerrshme

Lajme 17/03/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Doktori Sejfulla Ademi ka folur për rëndësinë dhe rolin jetik të Ndihmës së Shpejtë në raste të tragjedive, e duke folur për rastin tragjik në Koçan, Ademi përshkroi momentet e para të organizimit emergjent.

“Në natën e kobshme, diku nga mëngjesi, morëm një telefonatë nga Shtabi për Menaxhimin e Krizave dhe u pa e nevojshme të bëhej një koordinim i shpejtë për t’u dalë në ndihmë ekipeve mjekësore të atjeshme, të cilët tashmë ishin organizuar”.

“Katër ekipe erdhën dhe tre ishim në ndërrim që iu dolëm në ndihmë kolegëve. Fillimisht, ishim mjaftueshëm, por situata ishte tejet e rënduar dhe duhej ndihmë edhe nga qytetet tjera”, u shpreh doktori.

Përshkrimi i tij për tragjedinë ishte i dhimbshëm: “Ajo çka pamë ne mjekët ishte e tmerrshme—shumë viktima, shumë lotë nga prindërit, shumë njerëz të djegur”.

Ai ngriti shqetësime serioze mbi kapacitetin dhe funksionimin e Ndihmës së Shpejtë, duke theksuar se:

“Personeli i Ndihmës së Shpejtë është shumë i ngarkuar dhe punon me kapacitet shumë të vogël. Bëj apel deri te institucionet që të punësohet personel i ri dhe të përmirësohen kushtet për të punësuarit, pasi Ndihma e Shpejtë është sektori më i rëndësishëm, kontakti i parë pas çdo fatkeqësie”, tha ai.

Ai theksoi gjithashtu se sipas protokolleve evropiane, Shkupi duhet të ketë 25 ekipe të Ndihmës së Shpejtë, por aktualisht:

“Në ndërrimet e natës jemi vetëm 5 ekipe, ndërsa në ndërrimet e ditës me 6 ekipe të kompletuara me mjek, shofer dhe motër medicionale. Ky është vetëm një e pesta e kapacitetit që duhet të kemi”, u shpreh Ademi.

Në fund, Dr. Ademi bëri apel për qytetarët me sëmundje kronike, duke u kërkuar që të marrin rregullisht terapitë e tyre, pasi në raste emergjente të tilla, është shumë e vështirë t’u ofrohet ndihmë shtesë në kohë./Alsat.mk

Artikulli paraprakDel nga operacioni serbi i plagosur në grabitjen në Veternik, dërgohet në Mjekim Intensiv
Artikulli i rradhës Aksident i rëndë në një fshat të Podujevës

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.