Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Flet Dr. Imri Jashari: S’ka koronarografi të panevojshme, kjo është një akuzë

Lajme 14/05/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Drejtori i Klinikës së Kardiologjisë, Dr. Imri Jashari, i është përgjigjur akuzave të drejtorit të Kardiokirurgjisë Dr. Tefk Bekteshi, i cili tha se lista e pritjes së pacientëve po shtohet pasi po referohen pacientë për koronarografi pa nevojë. Jashari thotë se profesionalisht nuk ka koronarografi të panevojshme, por edhe nëse ka ndonjë rast të tillë atëherë kërkon të informohet

Jashari në një bisedë për Gazetën Shneta shpjegon se koronarografia shërben si metodë diagnostike dhe terapeuike dhe është e vetmja metodë e cila garanton rezultat të qind për qind mbi statusin dhe gjendjen e arterieve të zemrës. “Nuk ekziston metodë tjetër e cila na ofron këtë siguri nëse ekziston një sëmundje apo nuk ekziston”, deklaron kardiologu.

Ai shton se në kuadër të metodave diagnostike në QKUK është edhe ergometria e cila përcakton nëse duhet të bëhet një koronarografi apo jo. Siguria e rezultatit në ergometri është e lartë por jo edhe aq sa do të na garantonte një rezultat  të plotë, thekson Jashari.

“Llogaritet rreth 76-78 për qind të rezultatit të ergometrisë që tregon saktësinë e statutit të enëve të zemrës. Tani çka ngjan me ato 22-24 për qind. Aty është një vakum që çdo raport apo çdo vlerësim mund të bëhet gabim, të keqinterpretohet ose mos të verifikohet. Ekzistojnë raste të shpeshta që sigurisht çdo kardiologu që merret me diagnostikë dhe bën ergometrim, ka pas mundësi që të sprovohet një herë në jetë që ergometria del pozitive apo negative dhe pas një kohe të shkurt pacienti pëson infarkt. Dhe pasi bëhet koronarografi diagnostikohet me ndryshime të mëdha në enët e gjakut”, shpjegon tutje Jashari.

Drejtori i Kardiologjisë thotë se nuk mund të ketë koronarografi të panevojshme edhe kur ato dalin të pastra. Kjo e fundit sipas tij, tregon rezultatet e mira të një klinike.

Dr. Imri Jashari në sallën e operacionit

“Në vendet perëndimore llogaritet deri në 30 për qind e koronarografive të dalin të pastra. Kjo përqindje tregon suksesin e trajtimit të pacientëve dhe parandalimin e sëmundjeve të zemrës. Nëse qind për qind e koronarografive dalin me sëmundje, atëherë ky është rezultat i dobët i trajtimit të pacientëve sepse kemi lejuar që rastet të vijnë deri tek infarkti dhe vetëm atëherë i kemi futur në koronarografi”, thotë Jashari, shkruan Gazeta Shneta.

Mjeku thekson se ekzistojnë edhe metoda tjera që diagnostikojnë sëmundje koronare mirëpo asnjë nuk garantojnë rezultat të qind për qind me përjashtim të koronarografisë. Ai thotë se kjo metodë kërkohet për rastet kur dyshohet se ka sëmundje koronare, megjithëse dyshimet mund të rezultojnë të gabuara. Por nëse kardiologët e keqpërdorin koronarografinë, atëherë Jashari kërkon nga Bekteshi që të informohet dhe të krijohen komisione profesionale për t’i verifikuar këto raste.

“Vlerësimi i asaj nëse është për koronarografi apo jo, mund të ketë gabime, mirëpo secili kardiologë e ka përgatitjen, eksperiencën dhe logjiken për qasjen ndaj sëmundjeve koronare. Nëse vërtet ekziston që mjekët e Kardiologjisë të referojnë pacientë për koronarografi pa nevojë, atëherë e kisha lutur drejtorin e Shërbimit të Kardiokirurgjisë të më informojë dhe të formojmë një komision profesional për të verifikuar kandidatët. Mirëpo jam kundër asaj që të globalizohen gjërat sepse në Klinikën e Kardiologjisë janë 20 kardiologë të cilët kanë përvojë duke filluar me mbi tri dekada dhe të futet edhe ai në grupin e atyre që referon pacientë pa pasur nevojë, kjo është një akuzë, nuk është në të mirë të profesionalizmit dhe kolegialitetit”, ka deklaruar Jashari.

Ai thotë se kardiologët duhet të jenë shumë të kujdesshëm pasi mund ta shpallin një pacient me status koronar në rregull, mirëpo pas një kohe mund të pësojë infarkt dhe pastaj të shihen ndryshimet masive.

Por kjo nuk është deklarata e vetme e Bekteshit kundër Klinikës së Kardiologjisë. Ai pati folur edhe në një konferencë për media pas akuzave nga Dr. Gani Bajraktari për rritjen e numrit të vdekjeve tek pacientët në Kardiologjinë Invazive. Bekteshi pati thënë në këtë konferencë se nevojitet më tepër kujdes ndaj pacientëve që kanë kryer stentimin, në njësinë koronare.

Jashari nuk ka pranuar të komentojë këto deklarata. “Edhe ajo deklaratë nuk ka qenë e mirë dhe nuk kam dashur e nuk dua të prononcohem rreth saj. Ekziston një fjalë se çka të hidhet lartë të kthehet poshtë”, ka thënë Jashari. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakÇfarë duhet të bëni nëse fëmija nuk ndihet mirë në veturë
Artikulli i rradhës Kirurgu kosovar e kaloi ditëlindjen në sallën e operacionit

Ju sugjerojmë

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.