Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Flet gjyshja e 6-vjeçarit që ndërroi jetë në QKUK: Mjekët than se s’ka rrezik për jetë

Lajme 19/04/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gjyshja e të ndjerit Arbër Berisha, i cili ndërroi jetë pardje në QKUK, po i akuzon institucionet përgjegjëse për neglizhencë dhe joprofesionalizëm.

Valbon Berisha ka bërë të ditur se për ta dërguar të ndjerin nga Peja në QKUK, është dashur që dy orë ta presin ambulancën me arsyetimin se nuk ka pasur shofer.

“Ne Arbrin e kemi dërguar tek mjeku me datë 15 prill (e Hënë) pasi që ka pasur temperaturë, ethe dhe i ka pasur disa skuqje nëpër trup. Atë e ka kontrolluar pediatri i cili ka thënë se ka vetëm pezmatim fyti, pra infeksion në fyt. Ia ka caktuar një terapi dhe e ka lëshuar Arbrin që të kthehet në shtëpi”.

“Pastaj të nesërmen ai ka filluar të vjellë dhe ne jemi detyruar që ta dërgojmë sërish te pediatri. Doktoresha sërish ka thënë se ka vetëm infeksion në fyt. Ajo ka sugjeruar që ta dërgojmë Arbrin në Infektivë për ta marrë një infuzion”.

“Më pas e kemi dërguar atë në spitalin e Pejës në Infektivë. Si e kemi dërguar djalin atje, atij i ka humbur vetëdija. Mjeku e ka vërejtur se infeksioni i ka shkuar nga fyti në tru. Ai e ka trajtuar, mirëpo për djalin ka qenë shumë vonë”.

“Mjeku e ka trajtuar në infektivë dhe pas dy orësh ka sugjeruar që djalin ta dërgojmë në QKUK pasi që gjendja e tij u përkeqësua. Kemi pritur dy orë deri sa ka ardhur ambulanca me arsyetimin se nuk ka pasur shofer”.

“Në infektivë e kanë trajtuar mirë, mirëpo kanë thënë se djalin e keni dërguar shumë vonë në spital. Arbri ka qenë pa vetëdije kur e kemi dërguar në Prishtinë. Pranimi i tij është bërë në QKUK. Aty kanë thënë se gjendja është seriozë por jashtë rrezikut për jetë”.

“Ne e kemi vërejtur se djali filloi të nxihej, mirëpo motra na dha shpresë se gjendja e tij do të përmirësohet. Pastaj unë e kam marrë atë në dorë dhe ai vdiq. E kam dërguar në dhomën tjetër ku ka qenë bombola e oksigjenit, mirëpo mund të vërehej se djali ishte i vdekur. Së paku një orë e gjysmë në kemi qenë në infektivë. Pastaj ka ardhur një mjek i cili është munduar ta kthejë atë në jetë”.

“Unë djalin tim nuk mund ta kthej, por kisha pasur dëshirë që të vetdijësohen mjekët që mos të ketë raste të tilla”. /KlanKosova

Artikulli paraprakNë Simpoziumin e Kirurgjisë Pediatrike nderohen profesorët Heta dhe Llullaku
Artikulli i rradhës Edhe vajzërore edhe luftarake! Këto foto të fuqishme dëshmojnë fuqinë e vajzave

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.