Profesoresha e Fakultetit të Mjekësisë Hatixhe Latifi-Pupovci është deklaruar pasi u sulmua sot nga gjinekologu Arsim Gashi.
Latifi-Pupovci ka thënë se nuk e ka kuptuar se si një koleg i saj mjek, e zgjedh dhunën si mjet për pakënaqësitë e të birit lidhur me notën e provimit, shkruan Gazeta Shneta.
“Po më vjen shumë keq për shqetësimin që ka mund të ju sjell lajmi që veç qenka nëpër portale rreth sulmit që më ka ndodhur. Ka qenë një sulm krejtësisht i pa pritur dhe i pa provokuar, i shkaktuar nga motive të pa kuptueshme për mua. Studenti i pakënaqur me notën e provimit ka mënyra të tjera akademike për të kërkuar drejtësinë, ndërsa ndërhyrja e prindit është krejtësisht e pa pranueshme”.
“Është për keqardhje që ky prind, edhe vet mjek, nuk e kupton se sa me rëndësi është mbajtja e kriterit në një lëndë kyçe për formimin e çdo mjeku të ardhshëm. Por, zgjedh dhunën si rrugë për arritjen e qëllimit të vet. Si duket specialisti i gjinekologjisë, dr. Arsim Gashi, nuk e ka herën e parë që përmes dhunës tenton t’i zgjidh problemet. Prandaj pres që ta merr dënimin e merituar”, ka shkruar Latifi-Pupovci. /Gazeta Shneta/