Çifti H. Kosumi – Korça dhe RR. Korça, i njohur si problematik për Policinë e Kosovës, të martën i kishte lënë fëmijët pa kurrfarë përkujdesje në tavanin e shtëpisë, në lagjën “Dheu i Bardhë” të qytetit të Gjilanit.
Gazeta Express ka arritur të bisedojë me nënën e fëmijëve, e cila tregon arsyen përse fëmijët u gjetën në tavanin e shtëpisë së tyre.
“Ka ndodhë qishtu, që janë kan vetë…Jo nuk rrijnë vetë veç qat ditë i kena lan na vetë. Unë jom kan te mjeku, burri u kan te shkolla me djalin. Katër fëmijë i kam veç i madhi është i smutë”- rrëfen ajo për Express.
“Të martën i kanë marrë policia, kanë nejt nja gjys ore dhe na kan kthy fmitë”- thotë H.Kosumi-Korça e cila dyshohet për çrregullime mendore.
Drejtori i Qendrës për Punë Sociale në Gjilan, Mursel Zymberi thotë se ky rast është bartur prej komunës së Kamenicës që nga viti 2012, ndërsa po presin që gjykata t’ua heq të drejtën prindërore që më pas kjo qendër të marrë fëmijët në përkujdesje.
“Pa një vendim nga Gjykata që e privon nga e drejta prindërore nuk guxon as policia as Qendra për Punë Sociale as askush me ia marrë fëmijën prej dorës”, thotë ai gjatë bisedës për Express.
Lajmin e plotë mund ta lexoni në portalin Gazeta Express.