Deputetja e PDK-së, Floretë Zejnullahu në një prononcim për GazetaBlic, ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, ku ai thotë se pagat në sektorin e shëndetësisë janë më të lartat në rajon.
“Largimi i mjekëve nga Kosova është kundërpërgjigja më e mirë ndaj këtyre deklaratave të ministrit Vitia” u shpreh ajo për GazetaBlic.
Ajo tutje thotë nëse pagat do të ishin më të lartat në rajon nuk do të kishte ikje të profesionistëve shëndetësor.
“Nëse pagat do të ishin më te lartat në rajon nuk do të kishte ikje kaq të theksuar të profesionisteve shëndetësor”.
Zenjullahu tutje shton se pagat e ulëta, mosvlërsimi i përfomancës, kushtet e vështira të punës, janë ndër faktorët kryesor pse ata largohen.
“Pagat e ulëta, mosvlëresimi i përformancës, disa mjekë kirurg kryejne qindra operime gjatë vitit, kushtet e vështira të punës, janë ndër faktorët kryesore pse ata ikin” deklaroi ajo për GazetaBlic.
Krahas kësaj ajo ka folur dhe për ligjin e pagave, që thotë se ka sjell veç pabarazi e diskriminim për profesionistët shëndetësor.
“Ligji i ri i pagave ka sjell veç pabarazi e diskriminim për profesionistët shëndetësor. Prandaj, këto deklarata janë të pavërteta”, tha Zejnullahu.
Kujtojmë se, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia konsideron se mjekët në Kosovë kanë rrogë dinjitoze dhe ndër më të lartën në Ballkan, si shkak i rritjes së vlerës së koeficientit të Ligjit të Pagave.
“E para nga viti i kaluar mjekët tashti kanë një rrogë dinjitoze nga rrogat më të larta që kanë mjekët në regjionin e Ballkanit perëndimor. Në anën tjetër jemi duke investuar në çdo vend janë katër klinika bosh në QKUK që janë para renovimit rrënjësor për të përmirësuar kushtet dhe është duke punuar më të madhe në bllokun operativë, cili kur nuk ka pasur filtra si duhet sterilizimi dhe kemi çaluar shumë me infeksione intra spitalore për shkak mungesës së këtyre filtrave dhe po bëhen sallat moderne në krejt bllokun operativ në QKUK”, theksoi Vitia teksa thotë se nuk ka pasur investime në të kaluarën.




