Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Fluks i fëmijëve në pediatri shkaku i temperaturave të larta, kërkohet kujdes në ushqime

Lajme 15/07/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Me rritjen e temperaturave, në ditët e fundit, u shtua edhe numri i fëmijëve që kërkojnë trajtim në Klinikën e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës-QKUK. Mbi 130 deri në 140 raste të fëmijëve lajmërohen gjatë 24 orëve në pediatri.

Drejtoresha e Klinikës së Pediatrisë, Violeta Grajçevci-Uka deklaron për KosovaPress se numri i pacientëve shënoi rritje me ngritjen e temperaturave.

Derisa tregon për numrin e rasteve të fëmijëve që lajmërohen në Klinikën e Pediatrisë, Grajçevci-Uka tregon se rastet më të shpeshta janë helmimet nga ushqimet, të vjellat dhe infeksionet.

Drejtoresha e Klinikës së Pediatrisë shprehet se fëmijët janë shumë të ndjeshëm ndaj infeksioneve gjatë verës, pasi siç thotë ajo, ndikojnë edhe temperaturat.

Grajçevci-Uka potencon se prindërit duhet të kenë kujdes me ushqimet e fëmijëve gjatë verës.

Se rritja e temperaturave ndikoi në shtimin e numrit të pacientëve në Klinikën e Pediatrisë e konfirmon edhe pediatrja Afërdita Selmanaj.

Ajo thotë se gjatë temperaturave të larta duhet të evitohet dalja nga ora 10:00 deri në 17:00 si dhe veshja të jetë sa më komode dhe të shtohet kujdes i veçantë edhe te përdorimi i kremrave kundër diellit.

Doktoresha Selmanaj jep edhe disa këshilla se si duhet të veprohet gjatë ditëve kur temperaturat janë të larta, derisa propozon që ushqimet të jenë të freskëta.

Kujtojmë që, ditëve të fundit, sipas parashikimeve të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat maksimale kanë shkuar deri në 36 gradë Celsius. Instituti ka bërë thirrje për kujdes nga rrezet direkte të diellit, për shkak të indeksit UV të lartë.

 

Artikulli paraprakVitia siguron furnizim me insulina: Nga tetori s’do të ekzistojë termi mungesë e barnave esenciale
Artikulli i rradhës Pacienti qëndroi i shtrirë në dyshemenë e Spitalit të Mitrovicës, drejtoria e spitalit sqaron rastin

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.