Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

FMN: Ekonomia e Kosovës u ngadalësua gjatë 2025-së, inflacioni po vazhdon të rritet

Lajme 02/04/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka përmbyllur konsultimet për Kosovën, duke vlerësuar se ekonomia ka shfaqur ngadalësim gjatë vitit të fundit, ndërsa presionet nga inflacioni janë rritur.

Sipas raportit, rritja ekonomike ka rënë në 3.6% në vitin 2025, krahasuar me 4.6% në vitin 2024, si pasojë e dobësimit të eksportit dhe kërkesës private.Inflacioni ka vazhduar të rritet, duke arritur në rreth 5.7% në janar 2026, kryesisht për shkak të rritjes së çmimeve të ushqimeve.

Po ashtu, deficiti u thellua në 9.2% të Bruto Produktit Vendor, si rezultat i importeve më të larta të energjisë dhe ushqimeve.

Megjithatë, sipas raportit, punësimi formal ka shënuar rritje, ndërsa rritja e pagave është moderuar krahasuar me një vit më parë.

FMN paralajmëron se perspektiva ekonomike mbetet e pasigurt dhe e ekspozuar ndaj rreziqeve, si tensionet globale, konfliktet rajonale dhe paqëndrueshmëria politike në vend.

Për vitin 2026, parashihet një ngadalësim i mëtejshëm i rritjes ekonomike në 3.3%, ndërsa inflacioni mund të arrijë në 5.9%, ndërkaq pritet të stabilizohet gradualisht në vitet në vijim.

Në këtë kontekst, FMN rekomandon që politikat fiskale të rishikohen për të shmangur thellimin e deficitit në vitin 2026 dhe për të ruajtur stabilitetin makroekonomik në afat të mesëm.

Sipas tyre, është e nevojshme rritja e investimeve publike cilësore, kontrolli i shpenzimeve dhe përmirësimi i mbledhjes së të hyrave.

Sa i përket sektorit financiar, FMN vlerëson se ai mbetet i qëndrueshëm, por kërkon forcim të mëtejshëm të mbikëqyrjes dhe rregullimit, si dhe përmirësim të mekanizmave për menaxhimin e krizave dhe rreziqeve sistemike.

Në përfundim, FMN thekson se reformat strukturore janë thelbësore për rritjen e konkurrueshmërisë dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik.Zbatimi i planit të rritjes së Bashkimit Evropian dhe reformat në tregun e punës, energji dhe administratë publike konsiderohen kyçe për të përmirësuar perspektivën ekonomike të Kosovës. /Telegrafi/

Artikulli paraprakFrutat që ndihmojnë kundër kapsllëkut: Zgjidhje natyrale për një tretje më të mirë
Artikulli i rradhës Nën moton “Autizmi dhe Njerëzimi – Çdo jetë ka vlerë” shënohet Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.