Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Fondi i Sigurimeve Shëndetësore në Shqipëri i heq licencën CFO Pharma-s së Nadir Çaushollit

Lajme 04/11/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor i ka hequr të drejtën e tregtimit të barnave të rimbursueshme kompanisë CFO Pharma.

Sipas vendimit të Fondit, kompania CFO Pharma nuk lejohet të tregtojë më ilaçe të rimbursueshme, por mund të vazhdojë shitjen e barnave në treg të lirë.

Vendimi i marrë javën e kaluar vjen pas skandalit me rimbursimet fiktive, që u denoncua nga kompania italiane Chiesi dhe kompania nënkontraktore e saj në Shqipëri, Medicamenta.

Kjo e fundit kallëzoi penalisht në prokurorinë e Tiranës, CFO Pharman e zotëruar nga Nadir Çausholli për mashtrim dhe rimbursime fiktive me dy ilaçe, të cilët përdoren për kursimin e astmës.

Skandali i publikuar fillimisht nga Kapitali u konfirmua nga hetimi i prokurorisë.

Dy javë më parë, prokuroria e Tiranës urdhëroi kontrolle në ambientet e CFO Pharmas dhe dy kompanive të tjera, që dyshohen si satelitë të saj, për të cilat Prokuroria dyshon se janë të përfshira në skemën e mashtrimit me rimbursimet fiktive.

Ndërkohë, paralel me hetimin e Prokurorisë së Tiranës ka dhe një tjetër hetim në SPAK, ku është kallëzuar ish drejtori i FSDKSH, Spartak Zekja.

Ky i fundit u kallëzua në SPAK nga ish drejtori i kontrollit të Fondit, si i përfshirë në çështjen e rimbursimeve fiktive.

Një muaj më parë, Zekja u shkarkua nga drejtimi i FSDKSH dhe në vendin e tij u emërua Arti Papajani. Por skandali i përsëritur i rimbursimeve fiktive tregoi edhe një herë babëzinë barbare, e cila nuk ndalet para asgjëje, duke vjedhur edhe sëmundjen.

Deri më tani, Prokuroria e Tiranës dhe SPAK nuk kanë lëshuar asnjë masë për këtë skandal kriminal, përsëritja e të cilit ngre dyshime të forta për përfshirjen e strukturave shtetërore, jo vetëm në Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, por edhe në ministrinë e Shëndetësisë.

Vjedhja e ilaçeve për të sëmurët do të duhet të ishte një vijë e kuqe, por skandalet e përsëritura tregojnë se si ministria e Shëndetësisë ashtu dhe FSDKSH janë dy institucione të kalbura nga korrupsioni deri në pikën që vjedhin edhe sëmundjen. /Kapitali.al

Artikulli paraprakI përkeqësohet gjendja, vdes një grua në QKUK
Artikulli i rradhës Spitali i Pejës realizon mbi 230 ekzaminime radiologjike brenda një dite

Ju sugjerojmë

Shënohet viktima e dytë nga moti i keq në jug: Gjendet i mbytur peshkatari në afërsi të ishujve të Ksamilit

22/07/2026 Lajme

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.