Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Foshnja 8-muajshe vdes nga i ftohti në Gaza, mijëra familje në rrezik si pasojë e motit të keq

Lajme 11/12/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një foshnjë palestineze tetëmuajshe ndërroi jetë sot nga i ftohti i ashpër në qytetin Khan Younis në jug të Rripit të Gazës, mes kushteve të përkeqësuara të dimrit me të cilat po përballen familjet e zhvendosura pas dy vitesh luftë.

Foshnja, e identifikuar si Rahaf Abu Jazar, vdiq pasi temperaturat ranë ndjeshëm në zonë ndërsa familjet po strehohen në tenda të improvizuara.

Duke konfirmuar vdekjen, kreu i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, Munir al-Bursh paralajmëroi se më shumë fëmijë, të moshuar dhe të sëmurë mund të humbin jetën nga i ftohti.

“Temperaturat e ulëta po i shkatërrojnë fëmijët, të moshuarit dhe të sëmurët”, tha ai, duke përshkruar raste me dridhje të forta, humbje të temperaturës trupore, përkeqësim të frymëmarrjes dhe rrezik vdekjeje.

Ai tha se lagështia dhe uji i ndenjur brenda tendave krijojnë një mjedis për pneumoni dhe infeksione respiratore ndërsa të sëmurët nuk po arrijnë të gjejnë ilaçe apo kujdes mjekësor.

Mbrojtja Civile e Gazës tha se tërë kampet janë përmbytur nga uji i shiut, përfshirë zonat në Al-Mawasi në Khan Younis, Al-Bassa dhe Al-Baraka në Deir al-Balah, zonën e Tregut Qendror në Nuseirat si dhe lagjet Yarmouk dhe Al-Mina.

Sipas të dhënave të mëparshme, Gazës i nevojiten 300 mijë tenda dhe njësi banimi për të përmbushur nevojat më bazike të strehimit, pasi Izraeli shkatërroi infrastrukturën gjatë dy viteve të luftës.

OKB-ja vlerëson se kostoja e rindërtimit të Gazës arrin në rreth 70 miliardë dollarë. /AA/

Artikulli paraprakStudim: Rrezatimi para operacionit mund të forcojë reagimin imun kundër kancerit të gjirit
Artikulli i rradhës Pirja e moderuar e alkoolit rrit rrezikun për kancer

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.