Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Foto nga inagurimi i Parkut të të martuarve në Prishtinë

Lajme 07/08/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, Coca-Cola HBC Kosova ka inauguruar parkun e parë të të martuarve në Prishtinë, në hyrjen kryesore të qytetit.

Me normat e ndotjes që tejkalojnë normalen në Prishtinë, ky projekt është realizuar në përpjekjet për të ulur ndotësit e ajrit dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve.

Pas ceremonisë së kurorëzimit, të sapo-martuarit në Komunën e Prishtinës do të inkurajohen të mbjellin një pemë në këtë zonë.

Parku ka kapacitet për mbjelljen e 120 drunjve, i cili krijon një oazë të vogël në një nga kryqëzimet më të ngarkuara të qytetit me kapacitet për të absorbuar rreth 200,000 kg CO2 për 10 vitet e ardhshme.

Nerita Tira, drejtor i Coca-Cola HBC Kosova, tha se ruajtja e mjedisit është përgjegjësi për të gjithë qytetarët, të cilët duhet të përkujdesen edhe për këtë park, në mënyrë që t’i shërbejë komunitetit edhe për shumë vite duke ndikuar në uljen e ndotjes së ajrit.

Ndërsa, ambasadori amerikan Greg Delawie, u bëri thirrje bizneseve që të mbështesin aktivitetet që kanë të bëjnë me ruajtjen e ambientit.

“Shumë kompani amerikane mbështesin aktivitetet e të rinjve që kanë të bëjnë me mjedisin. Inkurajoj edhe bizneset në Kosovë që të mbështesin këto aktivitete, dhe pres të shoh frytin në ditët në vijim”, tha Delawie.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti përgëzoi realizimin e këtij parku, duke theksuar rëndësinë e lartë që ka për anëtarët e komunitetit tonë.

 

Artikulli paraprakNëna e frikësuar paralajmëron: Kujdes me perdet, ja çfarë i ndodhi vajzës sime
Artikulli i rradhës E TMERRSHME: Shpuzoret e duhanit të renditura në ulësen e fëmijëve (FOTO)

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.