Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Franca do të ndalojë pirjen e duhanit në shumicën e vendeve publike

Lajme 29/05/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Franca do të ndalojë pirjen e duhanit në të gjitha vendet e hapura që mund të frekuentohen nga fëmijët, si plazhet, parqet dhe stacionet e autobusëve, tha ministrja e shëndetësisë dhe familjes në një intervistë të publikuar të enjten.

“Duhani duhet të zhduket aty ku ka fëmijë”, tha Catherine Vautrin në një intervistë të publikuar nga e përditshmja rajonale Ouest-France në faqen e saj të internetit.

Liria për të pirë duhan “ndalet aty ku fillon e drejta e fëmijëve për të thithur ajër të pastër”, tha ajo.

Kufizimet do të hyjnë në fuqi më 1 korrik dhe do të përfshijnë të gjitha vendet ku mund të jenë fëmijët, si “plazhet, parqet, kopshtet publike, jashtë shkollave, stacionet e autobusëve dhe vendet sportive”, shtoi zyrtarja franceze, transmeton albanianpost.com.

Shkelësit mund të gjobiten deri në 135 euro, tha ajo.

Tarracat e kafeneve do të përjashtohen nga ndalimi, i cili gjithashtu nuk do të përfshijë cigaret elektronike, tha ajo.

Rreth 75 mijë njerëz vlerësohet se vdesin nga ndërlikimet që lidhen me duhanin çdo vit në Francë.

Sipas një sondazhi të kohëve të fundit, gjashtë nga 10 francezë (62 për qind) janë dakord të ndalojnë pirjen e duhanit në vendet publike.

Artikulli paraprakVajza që ra nga lartësia në Fushë Kosovë i nënshtrohet një operimi
Artikulli i rradhës Nënat amerikane po përballen me sfida të shëndetit mendor

Ju sugjerojmë

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.