Fëmijët në transportin publik francez së shpejti do të duhet të mbajnë maskë për fytyrën nga mosha gjashtë vjeç e sipër, dekretoi qeveria të shtunën, si pjesë e masave të saj të fundit kundër koronavirusit.
Maskat kishin qenë më parë të detyrueshme nga mosha 11 vjeçare, por Parisi po shtrëngon rregulloret duke pasur parasysh përhapjen e shpejtë të variantit Omicron, shkruan MedicalxPress përcjell Gazeta Shneta.
Fëmijët e moshës gjashtë vjeç e sipër do të duhet të vendosin maskën në të gjitha mjetet e transportit publik brenda kufijve kombëtarë nga e hëna, ndërsa transportuesit nuk do të shërbejnë asnjë ushqim apo pije për tre javët e ardhshme nga e njëjta datë.
Kryeministri Jean Castex, kishte paralajmëruar ndalimin e pijeve dhe ushqimeve në transport – të hënën e kaluar.
Një zëdhënës i operatorit kombëtar hekurudhor SNCF tregoi se kufizimet e fundit nënkuptojnë se pasagjerët nuk do të lejohen të heqin maskat e tyre të fytyrës qoftë edhe për të ngrënë ose pirë.
Rastet ditore të COVID-19 në Francë kanë shënuar një rekord, ditëve të fundit, me autoritetet që njoftuan 232,200 infeksione të reja të premten, më së shumti që nga fillimi i pandemisë
Por qeveria deri më tani është përpjekur të shmangë masat si mbyllja e restoranteve dhe bareve, në vend të kësaj duke i inkurajuar të gjithë që të vaksinohen plotësisht me vaksina përforcuese. /Gazeta Shneta/