Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Fruthi shkakton panik në çerdhe, nuk pranohen fëmijët e pavaksinuar

Lajme 19/10/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Disa prindër kanë alarmuar në rrjetet sociale se kopshtet kanë marr masa kundër sëmundjes së fruthit.

Ata kanë treguar sesi çerdhet nuk po i pranojnë fëmijët të cilët nuk kanë marr vaksina kundër këtij virusi, shkruan Gazeta Shneta.

Këto masa të kopshteve kanë ardhur pasi disa prindër po refuzojnë vaksinimin e fëmijëve, nga frika se shkakton autizmin.

Një gjë të tillë e kanë mohuar mjekët kosovarë, por edhe studime të instituteve në SHBA, pohojnë se vaksina kundër fruthit nuk shkakton autizëm.

Drejtoresha e Akademisë së Fëmijëve “Loja”, Haxhere Deshishku, thotë se nuk kanë pasur asnjë rast të sëmundjes së fruthit, mirëpo kanë insistuar te prindërit që t’i vaksinojnë fëmijët.

“Ne i kemi 130 fëmijë në kopësht, por nuk kemi asnjë rast me fruth. Megjithatë, ne do t’i mbajmë të informuar prindërit për sëmundjen e fruthit”, ka deklaruar Deshishku.

Ajo ka shtuar se në “Loja” nuk pranohen fëmijët që nuk janë të vaksinuar.

“Ne e kemi edhe në kontratë dhe nuk i pranojmë fmëijët që nuk janë të vaksinuar kundër sëmundjeve ngjitëse”, ka thënë Deshishku.

Drejtori i Klinikës Infektive në QKUK, Dr. Hamdi Ramadani, iu ka bërë thirrje prindërve që të vaksinojnë fëmijët, ndërsa ka treguar se janë ndërmarr masa për parandalimin e përhapjes së sëmundjes në institucionet shkollore.

“Janë ndërmarr masa të parandalimit të sëmundjes, në shkolla e çerdhe. Jemi në kontakt me të gjitha qendrat e mjekësisë familjare dhe spitalet rajonale”, ka deklaruar ai.

Sëmundja e fruthit deri më tani ka prekur mbi 150 persona në Kosovë. Dy prej tyre, një fëmijë 15 muajshe dhe një 37 vjeçar kanë ndërruar jetë. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakMjekët i thanë që të pinte coca cola dhe të hante një “mars”, për lehtësimin e dhimbjeve të shtatëzanisë
Artikulli i rradhës Gjendja e rëndë në Emergjencën e QKUK-së pritet të vazhdojë edhe në vitin 2019

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.