Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

FSSHK dënon sulmin fizik ndaj infermierit në Mitrovicë: “Dhuna në vendin e punës është e papranueshme”

Lajme 08/10/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka reaguar pas sulmit fizik ndaj infermierit të Urgjencës në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë, Gzim Musliu, i cili u sulmua mbrëmjen e 6 tetorit 2025 gjatë orarit të punës nga një pacient.

Në reagimin e saj, FSSHK ka shprehur indinjatën dhe shqetësimin e thellë për këtë ngjarje, duke e cilësuar dhunën në vendin e punës si të papranueshme dhe të rrezikshme për integritetin fizik e moral të profesionistëve shëndetësorë, shkruan Gazeta Shneta.

“Dhuna fizike në vendin e punës është e papranueshme dhe cenon jo vetëm integritetin e profesionistëve tanë, por edhe dinjitetin e sigurinë në institucionet publike shëndetësore,” thuhet në reagim.

Federata i ka bërë thirrje institucioneve kompetente, përfshirë Policinë e Kosovës, Prokurorinë dhe autoritetet komunale, që të ndërmarrin veprime të menjëhershme për zbardhjen e rastit dhe për mbrojtjen ligjore të viktimës.

Po ashtu, FSSHK ka kërkuar nga strukturat menaxheriale të institucioneve shëndetësore të sigurojnë kushte të sigurta pune për të gjithë punëtorët e shëndetësisë dhe të mos ketë vonesa në reagim ndaj akteve të dhunës.

“Shëndetësia nuk mund të funksionojë mbi bazën e frikës dhe pasigurisë. Punëtorët tanë meritojnë respekt dhe mbrojtje të plotë institucionale,” theksohet më tej.

Reagimi i FSSHK-së vjen pas njoftimit nga kryetari i shoqatës sindikale të Mitrovicës, Agim Musa, i cili ka theksuar nevojën për masa urgjente mbrojtëse për të parandaluar raste të ngjashme në të ardhmen./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakShtetit të Kosovës i kërkohet t’i bëjë thirrje Izraelit për lirimin e Albulena Fazliut
Artikulli i rradhës Vaksina e re tregon rezultate premtuese kundër tifos dhe Salmonellës invasive

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.