Kohët e fundit kemi dëgjuar raste të shpeshta të dhunës ndaj personelit shëndetësor.
Pas dy incidenteve të fundit brenda javës, njëri në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prizren dhe tjetri në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, FSShK-ja është informuar me gjendjen e këtyre punëtorëve të sulmuar fizikisht në vendin e tyre të punës.
Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës dënon çdo akt apo formë të dhunës dhe kërkon nga organet e rendit dhe të sigurisë që të gjitha këto sulme dhe kryesit të nxirren para drejtësisë, shkruan Gazeta Shneta.
Përmes një komunikatë për media, FSShK-ja kërkon nga Ministria e Shëndetësisë, ShSKUK-ja dhe komunat që sigurinë e punëtorëve shëndetësorë ta trajtojnë me prioritet dhe jo vetëm me deklarime publike.
Pas dy incidenteve, respektivisht sulmeve ndaj profesionistëve shëndetësorë brenda javës, njëri në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prizren dhe i fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës është informuar me gjendjen e punëtorëve shëndetësorë të sulmuar fizikisht në vendin e tyre të punës.
FSShK-ja dënon çdo akt apo formë të dhunës e, në veçanti, dhunën fizike e cila është kthyer në fenomen ndaj mantelbardhëve.
FSShK-ja kërkon nga Ministria e Shëndetësisë, ShSKUK-ja dhe komunat që sigurinë në vendin e punës për punëtorët shëndetësorë ta trajtojnë me prioritet dhe jo vetëm me deklarime publike, – thuhet në komunikatë.
Sipas FSShK-së njëra ndër arsyet e kësaj dhune janë edhe kushtet jo të favorshme në të cilat punojnë mantelbardhët.
Mantelbardhët, të gjithë pa dallim, janë maksimalisht të përkushtuar dhe të përgatitur profesionalisht në ofrimin e shërbimeve shëndetësore për të gjithë qytetarët e vendit, duke punuar edhe në kushte jo shumë të favorshme, të cilat janë edhe njëra nga arsyet e shpërthimit të dhunës nga ana e pacientëve qytetar të këtij vendi, thuhet në njoftim.




