Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës nuk do të hyjë në grevë, ashtu siç kanë paralajmëruar Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës si dhe Administrata.
Përmes një komunikate për media FSShK del me qëndrim kundër grevës pasi që, sipas tyre, punëtorët shëndetësorë e gëzojnë shtesën prej 60 euro dhe nuk e shohin të aryshme që të hynë në grevë.
“Kërkesat nuk janë në interes të punëtorëve shëndetësor sepse punëtorët shëndetësor e gëzojnë shtesën prej 60 euro dhe nuk është arsye e mjaftueshme FSSHK të merr veprime sindikale sic janë Grevat për 40 euro gjithashtu se Ligji i Pagave është proceduar për miratim në Qeveri dhe priten konsultime rreth tij”, thuhet në komunikatën e Federatës.
“Kryesia vendos që t’i hap rrugë dialogut për vërejtjet dhe kërkesat e punëtorëve shëndetësor t’i realizojë nëpërmjet dialogut me komisionet përkatëse si dhe me Qeverinë e Republikës së Kosovës. Prandaj duke pasur parasysh edhe situatën politike duke mos përjashtuar mundësinë e veprimeve sindikale,konsideron se për momentin nuk ka asnjë arsye madhore të hyjmë në Grevë”, thuhet gjithashtu në njoftim.
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës nga sot ka nisur grevën e përgjithshme në sektorin publik në vend.
Ministria e Financave ka paraljmëruar se doo të pezulloj kontrata e të gjithë grevistëve./Gazeta Shneta/