Federata e Sindikatave të Shëndetësisë ka dal me një komunikatë për media pas dorëzimit të Statutit të SHSKUK-së në Gjykatën Kushtetuese.
FSSHK ka thënë se ky statut do t’i lë qytetarët pa disa shërbime shëndetësore në spitalet rajonale, si dhe do të rrezikojë reduktimin e stafit mjekësor, transmeton Gazeta Shneta.
“Federata në ankesën e saj ka sqaruar se në Statutin e ri të SHSKUK-së në neni 11 janë përcaktuar organizimi i shërbimeve shëndetësore në spitalet e përgjithshme që ky nen do të rezultojë me reduktimin e shërbimeve shëndetësore në Spitale e Përgjithshme të Republikës së Kosovës dhe qytetarët do të mbesin pa shërbime të caktuar shëndetësore dhe do të ketë reflektim edhe tek stafi i punonjësve shëndetësor dhe adminsitrativë sepse me reduktimin e atyre shërbimeve shëndetësor shumë punëtorë shëndetësor do të mbesin pa punë”, thuhet në reagimin e FSSHK-së.
“Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës e ka përshëndetur këtë veprim të Avokatit të Popullit dhe mirëpret vendim meritor nga ana e Gjykatës Kushtetuese”, kanë deklaruar nga FSSHK. /Gazeta Shneta/




