Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK), përshëndet vendimin e Ministrit të Shëndetësisë për ndalimin e nënshkrimit të kontratës për blerjen e ilaçeve, të cilat trajtojnë sëmundjen e leukemisë.
Po ashtu FSSHK kërkon që procedurat për përzgjedhjen e kompanive fituese të jenë në përputhshmëri me çmimet e tregut dhe të ketë transparencë gjatë përzgjedhjes së tyre.
Sipas FSSHK-së, veprimi i ministrit Ismajli është një hap i qëlluar drejt luftimit të kësaj dukurie dhe me anë të këtyre veprimeve shpresojnë të vihet një rend i ri i konkurrencës lojale në furnizim me barna për institucionet shëndetësore në Kosovë.