Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Funksionalizohet shërbimi i terapisë fikse ortodontike në Qendrën Klinike Stomatologjike

Lajme 21/03/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Ministri Arben Vitia
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në shënimin e Ditës Botërore të Shëndetit Oral, është bërë funksionalizimi i shërbimit të terapisë fikse ortodontike në Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës.

Ministri Vitia i shoqëruar nga u.d drejtoreshë Narqize Arënliu – Hoxha dhe kryesuesja e bordit të SHSKUK-së dr. Aida Rexhepi ishte i pranishëm në Klinikën e Stomatologjisë ku u shënua “Dita Botërore e Shëndetit Oral” dhe filloi ofrimi i shërbimeve të terapisë fikse në Klinikën e Ortopedisë së Nofullave, shërbim ky që ka munguar në shërbimet stomatologjike publike në Kosovë.

Ministri Vitia, po ashtu pa nga afër punën që po bëhet në këtë klinikë në funksion të rritjes se kapaciteteve shëndetësore për ofrimin e shërbimeve sa më cilësore shëndetësore në shëndetin oral.

Vitia u njoftua nga drejtuesit e klinikës për pregatitjet për fillimin e shërbimin e implantologjisë në Klinikën e Kirurgjisë Orale si imperativ i kohës, sepse përveç që është obligim i yni ndaj qytetarëve dhe kostos së lartë që paguajnë qytetarët për marrjen e këtyre shërbimeve, është edhe obligim ligjor në përmbushjen e kurikulës për shkollim specialistik.

“Ju lus të llogarisni në ndihmën time për çkado që varet nga unë si ministër që ky shërbim dhe shërbime tjera siç është përdorimi i Oksidulit të Azotit në procedurat stomatologjike, shërbim për të cilën tashme jemi në finalizim të rregullativës ligjore dhe protokoleve klinike krahas kërkesës nga klinika juaj që ta vëmë në fuksion që ky shërbim aq i domosdoshëm të bëhet i mundshëm për qytetarët tanë.” – tha ministri Vitia me rastin e shënimit të Ditës Botërore për Shëndetin Oral.

Minstri Vitia mirëpriti prezentimin e planit zhvillimor të Klinikës së Stomatologjisë përmes të cilit parashihet që nga ky vit, kjo klinikë të fillojë punën në dy ndërrime duke mundësuar shërbime shëndetësore në periudhë më të gjatë ditore për qytetarë tanë.

Artikulli paraprakNuza: Klinika e Radiologjisë nuk përballet me dukurinë e ikjes së mjekëve, mbi 152 mijë pacientë morën shërbime në këtë klinikë
Artikulli i rradhës Dita botërore e Sindromës Down

Ju sugjerojmë

Shënohet viktima e dytë nga moti i keq në jug: Gjendet i mbytur peshkatari në afërsi të ishujve të Ksamilit

22/07/2026 Lajme

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.