Një foshnje disa muajshe është konfirmuar pozitive me Covid-19 në komunën e Fushë Kosovë, ndërsa një mësuese në një çerdhe po dyshohet po ashtu se është infektuar.
Nga gjithsej 27 rastet e reja që mbrëmë u konfirmuar me COVID-19, prej tyre 5 janë në Komunën e Fushë-Kosovës. Madje të prekur me koronavirusin janë tre fëmijë, njëri disamuajsh. Zëdhënësi i Komunës së Fushë-Kosovës, Ali Topalli, ka njoftuar se të gjitha këto raste janë raste kontakti me familjarët e tyre, në Vushtrri.
Topalli tha se gjendja shëndetësore e të prekurve është e mirë dhe janë duke qëndruar në vetizolim. Sipas tij, personat e prekur me COVID19, jetojnë në Bresje por që nuk kanë paraparë të izolohet ajo zonë.
Në anën tjetër në këtë komunë kanë njoftuar poashtu se çerdhja “Gëzimi Ynë” nuk do të hapet edhe për një kohë edhe pse është i gatshëm për të ofruar shërbim.
“Arsyeja e mos hapjes është një rast i dyshimtë kontakti i një punëtore në këtë institucion, me familjarët e të infektuarve nga komuna e Vushtrrisë. Në momentin kur të krijohen rrethanat dhe të sqarohet ky rast atëherë do të merret edhe vendimi për hapjen e IEAP “Gëzimi Ynë’”, thuhet në njoftimin e komunës. /Gazeta Shneta/