Përdorimi i ndonjë xheli, shamponi apo ndonjë kondicioneri përgjatë depilimit të këmbëve mund të dëmtoni lëkurën tuaj.
Të paktën kështu thotë Anita Sturnhan, dermatologe, e cila thotë se përdorimi i këtyre produkteve nuk sjell ndonjë gjë pozitive.
Përkundrazi, ajo pohon se këto produkte vetëm sa e vështirësojnë procesin e depilimit, dhe rezultati nuk është një lëkurë e lëmuar dhe e butë.
“Kur depiloheni duhet të përdorni produkte të veçanta për këtë proces, në mënyrë që të mos keni acarim apo prerje të lëkurës”, thotë ajo.
Në fakt, përveç kësaj, ajo thotë se produktet e tilla mund ta ‘bllokojnë’ edhe makinën për depilim dhe rrjedhimisht mund të keni probleme gjatë procesit. /Telegrafi/