Kanë dal rezultatet e testit me shkrim të kandidatëve për drejtor të tri klinikave në QKUK.
Gara më e nxehtë po zhvillohet në kirurgji në mes të kandidatëve Afrim Tahiri, Ferat Sallahu dhe Enver Fekaj, shkruan Gazeta Shneta.
I pari në testin me shkrim ka dal Tahiri me 70 pikë, ndërsa ka lënë prapa kirurgun e preferuar të ish-ministrit Latifi Enver Fekaj i cili ka rezultuar me 64,75 pikë.
Në vendin e tretë është Ferat Sallahu me 63 pikë, i cili deri më tani ka udhëhequr me këtë klinikë.
Në Klinikën e Alergologjisë dhe Imunologjisë Klinike është testuar vetëm kandidatja Bardhë Selmanaj-Bislimi e cila ka rezultuar me 42 pikë, ndërsa Dukagjin Zogaj nuk ka marr pjesë në test.
Fakir Spahiu nuk e ka ndërmend t’i ndahet pozitës së drejtorit të Mjekësisë Nukleare, dhe zor që mund ta sfidojë. Sepse nuk është askush në garë me të.
Edhe në konkursin e dytë për këtë klinikë Spahiu mbetet i vetmi kandidat. Në konkursin e parë ai nuk e kishte kaluar testin dhe konkursi ishte anuluar, ndërsa në konkursin e dytë Spahiu ka dal me 52.5 pikë. Ai është në rrugë për mandatin e dytë si drejtor në këtë shërbim. /Gazeta Shneta/





