Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Gashi: Sigurimi Shëndetësor të jetë prioritet për reduktimin e shpenzimeve

Lajme 06/04/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shëndetësia mbetet një nga sektorët më të ndjeshëm për qytetarët e Kosovës, jo vetëm për cilësinë e shërbimeve, por edhe për kostot që shpesh bien drejtpërdrejt mbi familjet. Financimi i shëndetësisë dhe mbrojtja financiare e qytetarëve janë ende sfida të mëdha, veçanërisht për ata që përballen me shpenzime të papritura për trajtime dhe barna.

Për të diskutuar mbi këtë temë, në programin e mëngjesit në RTK ishte i ftuar dr. Agron Gashi, drejtor ekzekutiv i Institutit të Evropës Juglindore për Politika Shëndetësore dhe Sociale.

Ai theksoi se sigurimi shëndetësor ka për qëllim mbrojtjen financiare të qytetarëve nga shpenzimet e papritura, të cilat në raste të sëmundjeve të rënda mund të jenë katastrofike për buxhetin familjar.

Doktori Gashi nënvizoi se, megjithë përpjekjet e institucioneve dhe profesionistëve, Kosova ende nuk ka implementuar sigurimet shëndetësore, përkundër miratimit të ligjit në vitin 2014 dhe vendimit të fundit të ekzekutivit për Projektligjin për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Ai tha se shpenzimet direkte nga familjet mbeten të larta, sidomos për trajtime kronike apo të specializuara, duke rrezikuar stabilitetin ekonomik të shumë familjeve.

Ai shtoi se mungesa e mjeteve, kapaciteteve institucionale dhe ekspertizës, si dhe pritjet e gjata në sistemin publik, e detyrojnë pacientin të drejtohet shpesh në sektorin privat, ku shpenzimet janë më të larta.

“Nëse dëshirojmë të kemi një shëndetësi të mirë atëherë duhet të alokojmë më shumë mjete financiare, që do të thotë që qeveria duhet ta prioritizojë dhe të investojë më shumë në shëndetësi, duke filluar në kujdesin primar shëndetësor. Sepse ajo është njëra nga mënyrat apo mekanizmi më i mirë për ta adresuar dhe për ta pasur një shëndetësi më të mirë, duke i përcjellë pastaj edhe nivelet tjera të kujdesit shëndetësor”, tha Gashi.

Nga kjo, sipas tij, rrjedh një nevojë urgjente për një bashkëpunim ndërsektorial dhe përforcim të kapaciteteve institucionale dhe teknike.

Si zgjidhje, Gashi propozon një qasje në faza: fillimisht, rritje e buxhetit për shëndetësinë, zgjerim i listës së barnave esenciale dhe përforcim i stafit shëndetësor; më pas, ngritje e kapaciteteve institucionale dhe teknike; dhe në fazën e tretë, sigurim i plotë i qytetarëve përmes kontraktimit të shërbimeve publike dhe private.

“Në çdo vend ekziston edhe sektori privat. Ne duhet me e konsideruar sektorin privat si një plotësim, si një partner në ofrimin e shërbimeve shëndetësore. Shërbimet shëndetësore në sektorin publik ndonjëherë nuk kanë mundësi, nuk kanë kapacitete apo nuk kanë edhe ekspertizë. Për këtë arsye duhet të ekzistojë një partneritet në mes të ofruesve”, tha Gashi.

Sipas tij, nëse procesi nis tani dhe ndiqet me përgatitje serioze, zvogëlimi i shpenzimeve jashtë xhepit mund të arrihet brenda dy viteve, ndërsa implementimi i plotë i sigurimit shëndetësor brenda pesë viteve.

Ai po ashtu theksoi rëndësinë e përfshirjes së ekspertëve, institucioneve shtetërore dhe organizatave të shoqërisë civile për të siguruar një zbatim të suksesshëm dhe të qëndrueshëm të reformës.

Artikulli paraprakStudentët shqiptarë protestojnë në Shkup, kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe
Artikulli i rradhës Zbulohet shkaku i mpiksjes së gjakut pas vaksinave COVID-19

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.