Infermierët po e kundërshtojnë propozimin e Odës së Infermierëve që koeficienti të përcaktohet sipas gradës së shkollimit.
Gazeta Infermierët në një reagim ka kërkuar nga Oda e Infermierëve që të mos manipuloj në kurriz të infermierëve sa i përket dallimeve në pagë.
Reagimi i plotë:
Ftojmë odën e Infermierëve mos të manipuloj në kurriz të infermierëve sa i përket dallimeve në pagë për infermierët me shkollë të mesme dhe ata me bachellor.
Ligji i pagave është miratu për mbi 80 mij punonjës të shërbimeve shtetrore dhe si i tillë nuk lejon që të ndryshohet neni 3 ku thotë për punën në fuksionin, detyrën, gradën e njejtë apo të krahasueshme pagë e njejtë, poashtu bie në ndesh edhe me ligjin kundër diskriminimit.
Ne kemi qenë dhe jemi që fillimisht të ketë koeficient 3.2 për të gjithë infermierët dhe mandej të bëhet klasifikimi i punëve dhe pagave dhe jo punën e njejtë e paga të ndryshme.




