Gazeta Shneta dhe Gazeta Insajderi janë bashkuar në raportimet mbi koronavirusin Covid-19 në Kosovë.
Duke qenë se situata me koronavirusin në Kosovë pritet të përkeqësohet dhe mjekët kanë paralajmëruar rritjen e numrit të të prekurve, qytetarët më së shumti kanë nevojë për lajme të sakta dhe të shpejta.
Gazetarët e dy redaksive do të punojnë bashkë që të sjellin informacione të konfirmuara nga mjekët dhe zyrtarët nga terreni.
Qëndroni me Shnetën dhe Insajderin për t’i informuar drejt.